Peticion racist i mjekëve nga Gjevgjelia, Bogdanci, Dojran dhe Valandovo: Nuk i shërojmë refugjatët

0
70

Shkup, 31 gusht – Njëzet e tre nga gjithësejtë njëzet e pesë ordinanca private shëndetësore në komunat Gjevgjeli, Bogdanci, Dojran dhe Valandovo përmes një peticioni e kanë informuar drejtorin e Fondit për sigurim shëndetësor se nuk pranojnë kujdestari në ambulancat e tyre për refugjatët të vendosur në stacionin policor dhe në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli, transmeton zhurnal.mk

“ Ne, mjekët amë të nënshkruar në peticion nga katër komunat e përfshira me urdhrin e kujdestarive në ambulancat për refugjatët të vendosur në hapësirat e stacionit policor në Gjevgjeli, urdhër i dhënë në formë elektronike nga FSSHM me 24.08.2015, deklarojmë se nuk pranojmë kujdestari në ambulant nga disa arsye.

Ne nuk kemi obligim ligjor dhe nuk guxojmë që të kryejmë shërbime shëndetësore që nuk janë paraparë me Fondin për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë.

Ne kemi përgjegjësi profesionale, morale ndaj njerëzve që i japim ndihmë mjekësore. Në ordinancën e adaptuar nuk ka kushte elementare për afrimin e shërbimeve mjekësore, aparate, mjete mjekësore, material harxhues mjekësor.

Nuk janë krijuar kushtet esenciale materiale dhe të sigurisë për afrimin e shërbimeve mjekësore ndaj refugjatëve, duke e marr parasysh atë se nuk kemi të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore dhe nuk janë të siguruara mjete të mjaftueshme mbrojtëse gjatë kontaktit me to, për shkak të së cilës mund të rrezikohet shëndeti i jonë dhe i familjeve tona”, thuhet ndërmjet tjerash në peticion.

© ZHURNAL.mk