10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Pesëmbëdhjetë arsye për të mos humbur kohën

Më të lexuarat

Pesëmbëdhjetë arsye për të mos humbur kohën

Të gjithë e dimë se nuk është mire ta kalojmë kohën kot. Duhet ta kemi të qartë se koha e cila shpenzohet në gjëra të pa dobishme na bënë dembelë dhe jo produktiv. Sido që të jetë, shumica prej nesh nuk arrijmë t’i shohim konsekuencat afatgjate dhe pasojat e humbjes së kohës, si në këtë botë të përkohshme dhe në botën tjetër përhershme.
Në rreshtat vijues do t’i përmendim thëniet e urta dhe qëndrimet e dijetarëve Islam, të cilat do të na ndihmojnë që ta vlerësojmë më shumë kohën tonë.

1. Koha nuk ka mundësi të kthehet prapa!

Kur të kaloj një pjesë e vogël e kohës, ajo kurrë nuk mund të kthehet e as të kompensohet. Imam Iben Xhevziu r.a. ka thënë: “Frymëmarrja e njeriut është hap i tij drejtë vdekjes” Imam Shafiu r.a. kishte dëshirë të thoshte: “Koha është sikur shpata! Ngadhënjeje me urtësi, para se të pres”. Dijetari me këtë ka dashur të thotë se nëse nuk e shfrytëzon kohën me urtësi, koha do t’i ikë dhe do të ballafaqohet me probleme të mëdha.

2. Kutit janë të mbyllura!

Mësuesit të shumtën e rasteve kohën e radhisin me kutit: çdo orë është sikur kutia, e cila mbyllet dhe vendoset në raft. Në Ditën e Gjykimit, këto kuti (24 kuti në ditë), do të hapen dhe do të na shpaloset përmbajtja e tyre. Nëse çdo orë e jetës është e përmbushur me punë të mira, ne do të jemi prej të lumturve. Por, nëse, këto kuti janë të mbushura me mëkate, do të jemi të pikëlluar, pasi të na shpaloset përmbajtja e këtyre kutive në ditën e Gjykimit. Pasi që kutit të mbyllen në përfundim të ditës, i vetmi All-llahu xh.sh. i cili i posedon çelësat do t’i hapë ato në ditën e Gjykimit.

3. Gjëja më e vlefshme që posedon njeriu është vet jeta!

Një dijetar i njohur Islam, gjithnjë i përkujtonte nxënësit e tij: “Koha nuk është vetëm para. Ajo është shumë më e çmuar se ari, se diamanti dhe xhevahiri. Koha është vet jeta”. Hasan el-Basriu ka thënë: “O biri Ademit! Ti nuk je asgjë tjetër vetëm se një grumbull ditësh. Me kalimin e një dite, kalon edhe një pjesë e jotja”. A mund t’ia lejojmë vetvetes që një pjesë e trupit dhe shpirtit tonë, ta humbim dhe ta hedhim në xhehenem duke e kaluar kohën në punët kota dhe të ndaluara me Islam.

4. Ne jemi përgjegjës për rinin dhe jetën!

Të gjithë do të merremi në pyetje në Ditën e Gjykimit, për rinin tonë dhe jetën tonë – si e kemi kaluar kohën? Muhammedi s.a.v.s. na tërheq vërejtjen: “Në Ditën e Gjykimit këmbët e njeriut nuk do të mund të lëvizin para se t’ju përgjigjet këtyre pyetjeve:
-si e ka kaluar jetën e tij?
-ku e ka harxhuar rinin?
-si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar pasurinë?
-si e ka fituar diturinë dhe a ka vepruar sipas saj? (Bezzari dhe Taberani u)

5. Më mirë është të jemi koprrac në raport me kohën!

Hasan el Basriu r.a. ka thenë: “Kam jetuar me sahabet, të cilët kanë qenë më koprracë në raport me kohën, se sa ju që jeni me pasurinë e tuaj”.

6.Papunësia: është shenja e pakënaqësisë së All-llahut xh.sh. me njeriun!

Një dijetarë Islam ka thënë: “Njëra prej shenjave që All-llahu xh.sh. nuk e do një njeri dhe që nuk është i kënaqur me të, është që ajo ose ai e kalojnë kohën kot së koti”. All-llahu xh.sh., lejon që personi i cili nuk vepron sipas urdhrave të All-llahut xh.sh. që ai ose ajo të merret me punë të kota, të pa dobishme dhe shumë të dëmshme.

7. Mosrespektimi i kohës!

Muslimanët e devotshëm të cilët kanë jetuar para nesh, e kanë llogaritur mosrespektim të kohës, nëse i ka kaluar dita pa bërë dobi bashkësisë, shoqërisë dhe vetvetes. Një dijetar ka thënë: “Nuk ka pakënaqësi më të madhe për mua se dita e kaluar në të cilën nuk kamë bërë ndonjë punë të mire”.

8. Moskujdesi dhe dembelia janë të rrezikshme!

Ne nuk jemi të sigurt a do të jemi nesër gjallë, a do të bëjmë ndonjë vepër të mirë. Por, edhe nëse do të jemi gjallë, a mund të jemi të sigurt se do të bëjmë ndonjë vepër të mire? Pse ta lëmë punën e mirë në mëshirën e kohës? Nëse sot jemi të pakujdesshëm dhe dembelë, ç’është ajo që do të na motivojë nesër që të bëjmë diçka të mire dhe produktive.

9. Humbja e kohës është mos falënderim ndaj të mirave të All-llahut xh.sh.!

Koha e lirë është dhunti e All-llahut xh.sh., të cilën shumica prej nesh nuk e vlerësojmë. Lidhur me këtë Muhammedi s.a.v.s. na tërheq vërejtjen: “Dy dhunti të cilat njerëzit i keqpërdorin janë: shëndeti i mirë dhe koha e lire.

10. Humbja e kohës është edhe humbja e qetësisë – rehatllëkut!

Disa nga dijetarët e shquar Islam kanë thënë: “Njerëzit të cilët e kalojnë kohën në punë jo produktive dhe merren me punë të kota, shumë lehtë do ta humbin qetësinë dhe butësinë nga zemrat e tyre”. Njerëzit të cilët e humbin kohën, shumë lehtë do t’iu imponohen obligimeve dhe detyrave, në kryerjen e të cilave, gjithmonë vonohen, ashtu që rrallë here do të kenë kohë për t’u marr me familjen e tyre, me përmendjen e All-llahut, të kërkojnë rehatinë dhe qetësinë në jetë.

11. Të përgatitemi për ditën e nesërme!

Ta përkujtojmë një hadith të Mahammedit s.a.v.s. të cilin muslimanët e kanë moto të jetës së tyre: “Puno për këtë botë sikur ke për të jetuar gjithmonë në të, kurse puno për botën tjetër sikur do të vdesësh nesër”.

12. Kontributi – produktiviteti nuk duhet të vdes bashkë me neve!

Asnjëherë nuk guxojmë të lëshojmë rastin për të bërë vepra të mira, po edhe nëse bota është duke u shkatërruar. Prej nesh gjithmonë kërkohet që të jemi produktiv dhe optimistë, qoftë edhe në kohë të krizave dhe të kaosit. Lidhur me këtë ja se çka na ka porositur Muhammedi s.a.v.s.: “Nëse dikush prej jush ka marr në dorë për të mbjell një fidan dhe në atë moment e vëren se është duke u bërë kiameti, le ta mbjellë fidanin para se të bëhet kiameti”.

13. Arritja e kënaqësisë së All-llahut xh.sh.!

Koha është amanet prej All-llashut xh.sh. dhe obligimi i yni është që ta shfrytëzojmë në atë mënyrë që All-llahu të jetë i kënaqur. Të gjithë e dimë dhe e kemi provuar, gjegjësisht na ka ndodhur, kur ndonjë rast nuk ia kemi kryer amanetin babës, nënës, mësuesit, drejtorit, etj. sa jemi turpëruar të takohemi me të. E si do të takohemi me All-llahun xh.sh. nëse nuk e kemi përmbushur amanetet e Tij?

14. Të jesh produktiv është sunnet i Muhammedit s.a.v.s.!

Muhammedi s.a.v.s. ka qenë shembull për të gjithë. Ai ka thënë: “Për çdo ditë besimtari është i obliguar që të jep sadaka për çdo asht të gjymtyrëve të tij. Sadaka është pajtimi i dy vëllezërve, sadaka është t’i ndihmosh dikujt ta ngrit barrën në shpinë, a çdo hap kah namazi është sadaka dhe çdo largim i pengesave nga rruga është sadaka.

15. Muhammedi s.a.v.s. e ka programuar kohën!

Muhammedi s.a.v.s. zakonisht e ka ndarë kohën në këtë mënyrë:
-një pjesë të kohës e ka nda për familjen e tij,
-një pjesë për ibadet,
-pjesën e tretë për aktivitete individuale dhe shoqërore (të shumtën e kohës e kalonte duke i zgjidhur problemet në mes njerëzve, duke i edukuar e ngritur bashkësinë e tij).

Nga boshnjakishtja:
Esat Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit