Pesë shtetet me inteligjencën më të lartë në botë

0

Një hulumtim i fundit, i kryer nga një institut ndërkombëtar edukativ, ka hulumtuar dhe analizuar zonat e zakonshme të interesit për të përpiluar disa statistika të cilat u kanë ndihmuar atyre të kuptojnë se cilat shtete e kanë inteligjencën më të lartë mesatare.

Telegrafi më poshtë ju sjellë pesë shtetet me inteligjencën më të lartë mesatare në botë:

Singapori (mesatarja e inteligjencës: 103)

Top pesëshja e shteteve me inteligjencën më të lartë kryesisht dominohet nga shtetet aziatike, ku në vendin e pestë gjendet Singapori. Ky shtet njihet si një nga shtetet me teknologjinë më të avancuar në botë, ndërsa inteligjenca mesatare është 103.

Tajvani (mesatarja e inteligjencës: 104)

Një tjetër superfuqi teknologjike e Azisë Juglindore, Tajvani, përfiton nga forca punëtore tejet e aftë dhe inteligjente në aspektin teknologjik, dhe është një nga shtetet më të edukuara në botë, ku shumica e popullit e ka të kryer shkollimin.

Japoni (mesatarja e inteligjencës: 105)

Përveç se njerëzit në Japoni jetojnë më së shumti, Japonia është edhe shtet udhëheqës në hulumtimet shkencore dhe teknologji, e kjo padyshim tregon inteligjencën e këtij populli. Me një mesatare të inteligjencës prej 105, Japonia është vendi i tretë më i mençur në botë, transmeton Telegrafi.

Korea e Jugut (mesatarja e inteligjencës: 106)

Një nga Katër Dragonjtë Ekonomik Aziatik (bashkë me Tajvanin, Singaporin dhe Hong Kong-un), Koreja e Jugut është një shtet tejet i zhvilluar në aspektin teknologjik dhe posedon një fuqi punëtore të motivuar, edukuar dhe të aftë. Me një inteligjencë mesatare prej 106, Koreja Jugore gjithashtu është edhe një nga shtetet me performancën më të mirë në leximin e literaturës, matematikës dhe shkencës në përgjithësi.

Hong Kongu (mesatarja e inteligjencës: 107)

Me një rezultat mahnitës të mesatares së inteligjencës prej 107, titulli i vendit më inteligjent në botë i përket Hong Kongut. Ky vend i vogël në Azinë Juglindore politikisht është pjesë e Kinës, por si një territor autonom. Hong Kongu e mirëmban sistemin e vet politik dhe ekonomik duke u mbështetur në fuqinë punëtore të njohur si punëtorë të zellshëm, të mençur dhe të aftë! /tg/