12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pesë qytetet më të sigurta në botë, sipas prestigjiozes ‘The Economist’ (Foto)

Më të lexuarat

Jo domosdoshmërisht qytetet e mëdha janë të pasigurta. Në fakt, disa nga qytetet më të sigurta në botë janë vende urbane të cilat kanë përqindje të ulët të krimeve dhe nivele të larta të sigurisë.

Indeksi i ‘The Economist’ i vitit 2017 për qytete të sigurta, sponsorizuar nga NEC, i ka vlerësuar 60 qytete duke u bazuar në faktorë si siguria personale, siguria digjitale, siguria shëndetësore dhe siguria infrastrukturore, transmeton Telegrafi.

Siguria personale ka të bëjë me terrorizmin, krimet urbane dhe format tjera të dhunës. Siguria digjitale i matë kërcënimet si sulmet kibernetike. Siguria shëndetësore e konsideron qasjen në kujdes shëndetësor, spitalet dhe shërbimet emergjente. Siguria infrastrukturore merret me sigurinë e ndërtesave në qytete, sigurinë e rrugëve dhe urave.

‘The Economist’ i ka analizuar 49 indikatorë përgjatë secilit aspekt të sigurisë në mënyrë që ta përpilojë një listë prej 100 pikëve me qytetet më të sigurta në botë.

Më poshtë e keni listën me pesë qytetet të cilat kanë rezultuar të jenë më të sigurtat në botë:

5. Melbourne, Australi

Pikët e përgjithshme: 87.3

Renditja e sigurisë personale: 8

Renditja e sigurisë digjitale: 8

Renditja e sigurisë shëndetësore: 9

Renditja e sigurisë infrastrukturore: 7

4. Toronto, Kanada

Pikët e përgjithshme: 87.36

Renditja e sigurisë personale: 5

Renditja e sigurisë digjitale: 6

Renditja e sigurisë shëndetësore: 11

Renditja e sigurisë infrastrukturore: 14

3. Osaka, Japoni

Pikët e përgjithshme: 88.87

Renditja e sigurisë personale: 3

Renditja e sigurisë digjitale: 14

Renditja e sigurisë shëndetësore: 1

Renditja e sigurisë infrastrukturore: 11

2. Singapori

Pikët e përgjithshme: 89.64

Renditja e sigurisë personale: 1

Renditja e sigurisë digjitale: 2

Renditja e sigurisë shëndetësore: 13

Renditja e sigurisë infrastrukturore: 1

1. Tokio, Japoni

Pikët e përgjithshme: 89.8

Renditja e sigurisë personale: 4

Renditja e sigurisë digjitale: 1

Renditja e sigurisë shëndetësore: 2

Renditja e sigurisë infrastrukturore: 12. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit