15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pesë mijë hapa në ditë për të mbajtur trupin në formë

Më të lexuarat

 

Ecja i bën mirë edhe portofolit. Jeta sedentare shkakton vdekjen e 600 mijë njerëzve në vit në Europë. Pesë mijë hapa. Kjo është distanca, e barabartë me 3 kilometra, që secili prej nesh duhet të përshkojë çdo ditë për të qenë në formë.

Këtë e thekson edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka rreshtuar dëmet e të ndenjurit pasiv në kontinentin e vjetër (Europë). Ecja nuk i bën mirë vetëm shëndetit, por edhe portofolit. Duke e lënë makinën në garazh mund të kursehen rreth 700 euro në vit. Nga këto, 400 lidhen drejtpërdrejt me koston e karburantit dhe mirëmbajtjen e makinës. Kësaj shifre i shtohen edhe 300 euro që çdo njeri shpenzon për të ndihmuar qytetarët e sëmurë të cilët kërkojnë ndihmë në mes të rrugës.

Rregullat

Rregullat bazë që duhen ndjekur, duke filluar nga dieta, aktiviteti fizik në bazë të moshës, deri te sugjerimet për të kuruar traumat e vogla, janë shkruar në manualin “Një shëtitje e shëndetshme”. Libri flet për shëndetin dhe mjekësinë e të shëndetshmëve: modelin e zhvillimit dhe strategjitë e komunikimit. Jeta sedentare shkakton 600 000 vdekje në vit vetëm në Europë dhe përfaqëson një nga dhjetë shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë. Diabeti, kardiopatitë, hipertensioni, kanceri, osteoporoza janë sëmundjet kronike që prekin më masë pothuajse të gjithë njerëzit. Këto sëmundje lidhen pikërisht me stilin e gabuar të jetesës. Ndoshta ju nuk e dini, por shëndeti fitohet dhe ruhet veçanërisht në tavolinë, që në fëmijëri./IK/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit