7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përvjetori i “ftohtë” dhe loja me zjarrin amerikan

Më të lexuarat

Kosova feston 11-vjetorin e pavarësisë, pa e përmbyllur ende finalen e madhe të dialogut me Serbinë, për t’i dhënë fund armiqësisë dhe arritjes së një marrëveshjeje paqësore, historike. Dita e pavarësisë, për herë të parë po shënohet edhe me Ushtrinë në konsolidim e sipër, por Kosova mbetet ende vendi më i izoluar në Evropë, pa liberalizim të vizave.

Në përvjetorin e kaluar, i cili shënoi jubileun e parë, Kosova kishte 116 njohje nga shtetet e ndryshme, kurse sivjet, nuk dihet se cili është ky numër i njohjeve, pasi disa shtete kanë vendosur të tërheqin vendimin e tyre, duke pritur rezultatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Shteti më i ri evropian, edhe këtë përvjetor e shënon pa e siguruar vendin që i takon në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, Kosova nuk e ka ende as mbështetjen unike të Bashkimit Evropian, pasi pesë shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin atë si shtet.

Më 17 shkurt, 2008, Kosova në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore shpalli aktin e pavarësisë, por tani, 11 vjet pas, për herë të parë po rivlerësohet ky partneritet. Dështimi i Kosovës që të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Policisë-INTERPOL, që erdhi si pasojë e fushatës së Serbisë kundër këtij anëtarësimi, solli si kundër-reagim përgjigjen e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Sot, ky vendim po e sfidon Kosovën në planin ndërkombëtar, ngaqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur pakënaqësinë e hapur me tarifën e vendosur nga Prishtina zyrtare, sepse po e shohin atë si pengesë serioze për vazhdimin e dialogut dhe mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit