15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Përsosmëria e krijimit të Allahut: Truri shfrytëzon gjumin për t’u pastruar nga toksinat

Më të lexuarat

Një studim i publikuar në revistën Science ka zbuluar se hapësirat midis qelizave të trurit rriten gjatë gjumit, ku krijohet një rrjedhë më e madhe e lëngjeve cerebrale, të cilat ia lejojnë trurit të eliminojë toksinat.

Hulumtimet e hershme kanë identifikuar funksionet psikologjike të gjumit, përkatësisht që gjumi luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e kujtesës dhe të mësuarit. Sidoqoftë, një ekip në Qendra Mjekësore e Universitetit në Rochester beson se pastrimi është një nga funksionet primare kimike.

“Truri ka në dispozicion një sasi të kufizuar të energjisë, dhe siç duket ai duhet të zgjedhë midis dy gjendjeve të ndryshme funksionale – gjendjen e zgjuar dhe të vetëdijshme ose atë të fjetur, por të spastrimit,” thotë Dr. Maiken Nedergaard. “Mund ta paramendoni si një festë shtëpie. Ju mund t’i argëtoni mysafirët ose ta pastroni shtëpinë, por nuk mund t’i bëni të dyja në të njëjtën kohë“, shtoi ajo.

Një nga pyetjet kryesore që bëjnë të gjithë studiuesit e gjumit është se pse kafshët flenë kur kjo ua pamundëson atyre të mbrohen nga grabitqarët?

Një studim i ri bazohet në një zbulim i cili tregon se truri ka një lloj “sistemi hidraulik”, të quajtur ndryshe sistemi glymphatic, i cili kontrollon rrjedhën e lëngut cerebrospinal (CSF) që rrethon trurin dhe palcën kurrizore. Ky sistem, duket se është ai i cili gjatë gjumit lejon të rrëshqasë shumë shpejt këtë lëng transparent, që pikërisht është fluid.
Bazuar në imazhin e trurit të miut, shkencëtarët kanë zbuluar se është 10 herë më aktiv kur kafshët janë në gjumë.

Studimi është kryer te një grup minjsh duke u injektuar ngjyrë në CSF, dhe pastaj është vëzhguar se si kjo rrjedh në trurin e tyre. Në të njëjtën kohë, është monitoruar edhe aktiviteti elektrik i trurit. Ajo që u shfaq menjëherë ishte dallimi i rrjedhës së ngjyrosjes në dy situata të ndryshme: gjatë kohës kur ishin zgjuar dhe gjatë gjumit. Më konkretisht, studiuesit zbuluan se gjatë gjumit lëngu rridhte më shpejt, ndërsa e kundërta ndodhte kur ishin zgjuar. Monitorimi i trurit me anë të elektrodave tregoi se hapësira midis qelizave të trurit u rrit me 60%, kur minjtë ishin nën efektin e anestezisë apo në gjumë. Ky proces, i përsëritshëm edhe me mjete të jashtme, duket të jetë i ndërmjetësuar nga sistemi limfatik dhe qelizat e trurit të njohura me emrin e “glial“. Këto qeliza besohet se kontrollojnë rrjedhën e CSF përmes sistemit glimfatik, duke e ulur ose e rritur volumin.
Shkencëtarët thonë se truri ka një sistem të veçantë të eliminimit (të quajtur sistemi glimfatik) i cili largon materialin e panevojshëm, ndërsa është dhjetë herë më aktiv gjatë gjumit.
Besohet se ky funksion është vital për trurin, sepse e mban të gjallë, mirëpo ai nuk mund të veprojë gjatë kohës që truri është zgjuar. Për të kontrolluar volumin e qelizave, atëherë, besohet të jetë përfshirë edhe një hormon që ka veprim emocionues, i njohur nën emrin norepinephrine.
Kërkimi sugjeron se dështimi i këtij procesi (i pastrimit të proteinave toksike) mund të luajë një rol në çrregullimet mendore.

Më parë besohej se gjumi kishte rol kryesor për memorien dhe mësimin, por ekipi kërkues nga universiteti Rochester Medica Centre beson se “puna e shtëpisë” mund të jetë arsye kryesore e gjumit./islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit