9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Personat mbi 40 vjeç nuk duhet të punojnë më shumë se 3 ditë në javë, sipas një studimi

Më të lexuarat

Le të jemi të sinqertë: askush nuk është vërtetë një fans i javës së punës pesë-ditore. Por, nëse doni një arsye për të punuar më pak, shkenca ju mbështet. Të paktën nëse jeni mbi moshën 40 vjeçare.

Sipas një raporti të botuar në Melbourne Institute Worker Paper, personat mbi 40 vjeç janë më produktivë kur punojnë tri ditë në javë ose më pak.

Hulumtuesit erdhën në këtë përfundim pas hulumtimit të 3.000 meshkujve dhe 3.500 femrave, shpjegoi Newser. Gjatë hulumtimit, studiuesit kërkuan nga pjesëmarrësit të përfundonin teste konjiktive dhe analizuan zakonet e tyre të punës, kujtesën, arsyetimin ekzekutiv dhe arsyetimin abstrakt.

Testet konjiktive përfshinin pyetjen e vullnetarëve për të lexuar tekstin mbrapsht, të lexonin me zë të lartë dhe të bënin bashkë numrat dhe shkronjat nën presionin e kohës. Siç shpjegoi HuffPost, performanca konjiktive e pjesëmarrësve u përmirësua pasi studiuesit i shtuan orët e tyre të punës deri në 25 orë. Megjithatë, pas 25 orësh, studiuesit zbuluan se performanca filloi të binte tek personat në studim.

Më e habitshme ishte fakti që personat, të cilët punonin 55 orë në javë treguan rezultate konjiktive më të këqija se ata që ishin në pension ose të papunë.

“Shumë vende do të rrisin moshën e pensionit duke vonuar moshën në të cilën njerëzit kanë të drejtë të fillojnë të marrin përfitime pensioni. Kjo do të thotë se më shumë njerëz do të vazhdojnë të punojnë në fazat e mëvonshme të jetës së tyre”, tha bashkëautori i studimit dhe profesori i Universitetit Keio Colin McKenzie për The Times. “Shkalla e stimulimit intelektual mund të varet nga orari i punës. Puna mund të jetë një ‘thikë me dy presa’, mund të stimulojë aktivitetin e trurit, por në të njëjtën kohë orët e punës mund të shkaktojnë lodhje dhe stres, gjë që mund të dëmtojë funksionet konjiktive”.

McKenzie vuri në dukje se hulumtimet e tyre theksojnë se “diferencimet në orët e punës janë të rëndësishme për mbajtjen e funksionimit konjiktiv në personat e moshës së mesme dhe të tretë” dhe se puna me kohë të pjesshme mund të “jetë efektive në mbajtjen e aftësive konjiktive”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit