9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Përshpejtohet prodhimi i proçesorëve 64-bit për smartfonë

Më të lexuarat

Është raportuar së fundmi se prodhuesit e proçesorëve të smartfonëve, përfshirë këtu Qualcomm, Nvidia dhe Broadcom kanë vendosur të lançojnë proçesorë 64-bit me 4 bërthama (quad-core) gjatë gjysmës së parë të vitit 2014.

Sipas burimeve të këtij lajmi, proçesorët e planifikuar pritet të debutojnë në eventin CES 2014 (Consumer Electronics Show).

Pavarësisht se kompania e prodhimit të proçesorëve MediaTek ka marrë porosi për prodhimin e proçesorëve me 8 bërthama (8-core) nga kompanitë e smartfonëve në Kinë, është vënë re se markat ndërkombëtare të smartfonëve janë konservative në drejtim të këtyre proçesorëve.

Mesa duket ato janë më tepër të shqetësuara për proçesorin 64-bit A7 që është përdorur tek iPhone 5S dhe po planifikojnë se si mund të arrijnë në nivelin e harduerit të përdorur tek ky iPhone.

Qualcomm, Nvidia dhe Broadcom, për të përballuar kërkesën e prodhuesve të smartfonëve kanë ndryshuar planet e lançimit të produkteve për vitin 2014 duke përcaktuar si objektiv primar lançimin e proçesorëve 64-bit gjatë gjysmës së parë të vitit në vazhdim.

Ndërkohë, MediaTek duke qenë se është fokusuar në prodhimin e proçesorëve me 8 bërthama mund të vonojë lançimin e CPU-ve 64 bit në gjysmën e dytë të vitit 2014. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit