6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Përshëndetja e Xhumasë”

Më të lexuarat

Që prej çlirimit të Stambollit nga Sulltani Mehmet Fatihu në 1453 e më pas, të gjithë sulltanët osman praktikonin një traditë që njihej si ceremonia Resm-i Âlisi (ose Cuma Selamlığı – Përshëndetja e Xhumasë). 

Kur Sulltani do të bënte rrugën për tek Xhamia e ashtuquajtur “sh. Sofia”, përshëndeste qytetarët osmanë dhe fliste me ta për çështjet që i shqetësonin. Kur Sulltani i afrohej Xhamisë së “sh. Sofias”, formoheshin dy rreshta me ushtarë që e prisnin. Sulltani ecte në rrugën midis tyre dhe ushtarët thonin parrullën që shërbente si përkujtim për sulltanin që të ishte i përulur dhe modest: “MOS U BËJ KRYELARTË, O SULLTANI YNË, SEPSE MBI TY DHE MË I LARTË SE TY ËSHTË ALLAHU.”

Tradita e ceremonisë Resm-i Âlisi i jepte Sulltanit mundësinë që të dëgjonte mendimin e qytetarëve, larg çdo pengese që mund të kishe për ta takuar në pallat, siç mund të ishin rojet ose oborrtarët. Në eremoninë Cuma Selamlığı (Përshëndetja e Xhumasë), Sulltani shfaqej në publik pa ndërmjetës dhe përbënte një element thelbësor për detyrat e institucionit të Sulltanit dhe pozitës së tij si udhëheqës i popullit.

[Në foto: Ceremonia “Përshëndetja e Xhumasë” e Sulltanit AbdulHamid II në Xhaminë Hamidije]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit