10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përsëri sulmohen gazetarët në protestat e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së

Më të lexuarat

Ekipi i “Televizioni 24” mbrëmë është sulmuar në protestat kundër gjuhës shqipe të simpatizuesve të VMRO-DPMNE. Ashtu siç njoftojnë nga televizioni, gazetari i tyre dhe kameramani janë shtyrë dhe janë tërhequr derisa profesionalisht e kanë kryer punën.
Gazetari Hristijan Banevski, i cili çdo ditë i ndjek protestat, thotë se regjisori Boris Damovski, i cili është njëri nga organizatorët e protestave të të ashtuquajturve iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, përpara se të fillojë që ta shtyjë, me sarkazëm i ka thënë që të largohet që mos të lëndohet përsëri.

“Dimovski vetëm mua nga të gjithë gazetarët më tha “të lutem, largohu që mos të lëndohesh përsëri”. Porosia sarkastike ka pasur tu bëjë në lidhje me atë që të premtem më kanë goditur me shtizën e flamurit”, tha gazetari Hristijan Benevski.

I njejti gazetarë të premten u sulmua nga protestuesit proqeveritarë “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët fillimisht në mënyrë verbale, ndërkaq më pas e kanë goditur me shtizë të flamurit në kokë. Banevski ka reaguar te njëri prej organizatorët ku ka marrë përgjigje se personi që e ka sulmuar nuk ka ditur se si valëvitet flamuri, përcjell portalb.

Fushatë e dhunshme

Pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për televizionin e afërt me partinë e tij “Sitel”, në lidhje me atë se “ai nuk do të mbart përgjegjësi për destabilizim të situatës” dhe ftesës së tij “për mobilizim të popullit”, sulmet e dhunshm dhe tensionet janë rritur.

Në fillim të muajit mars u gjuajt me vezë vetura e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, menjëher pas saj u sulmuan fizikisht dy gazetarë të portalit A1on gjatë protestave të iniciativës proqeveritare “Për Maqedoninë e bashkuar”.

Fizikisht është sulmuar edhe një vajzë, nga persona të panjohur, pasi që ajo ka pasur të vendosur shami në kokë.

Porositë nga “personat e fshehtë”, por megjithatë të përputhura me “skenarin” e paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së, janë të adresuara ndaj partisë së Zaevit, pasi që i njëjti ra në pajtim për një ligj të ri për gjuhën shqipe.

“Mos e shisni shtetin”, porosi me këso përmbajtjesh janë shpërndarë në mbarë Maqedoninë për funksionarët e LSDM-së, pasi ata janë afër koalicionimit me BDI-në. Të njëjtat, janë të mbushura me nacionalizëm, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes.

Gjithashtum “Mëhalla e Gjerë” e Manastirit, u vërshua me bankënota të falsifikuar prej 1.000 denarëve të shtypura në gjuhën shqipe, por edhe me broshura në të cilat shkruhet “dënim prej 5.000 eurove për të gjithë ata që nuk dinë gjuhë shqipe”.

Më herët, u paraqitën disa shtabe të thyera të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, u demolua kafeneja “Izlet“, u sulmua fizikisht deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, ndërsa “Komitët”, tifozët e klubit futbollistik “Vardari” kanë rrahur disa kosovarë pas përfundimit të ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës.

Rasti i fundit ishte edhe ai me gazetarin e portalit “NOVATV”, i cili derisa ka qëndruar në restorantin “Vodenica”, një person i moshës së re me kapelë në kohë, verbalisht e ka sulmuar, ndërkaq më pas edhe e ka pështyrë në fytyrë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit