10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përse u ndalua dhe më pas u vra Floyd, afroamerikani që ngriti në këmbë Amerikën?

Më të lexuarat

Videoja e George Floyd që lutej për të marrë frymë bëri xhiron e botës dhe ka ngritur në këmbë Amerikën. Po si nisi historia?

Floyd donte të paguante me 20 dollarë të falsifikuar në një nga dyqanet e rrjetit kinez Deli. Kartmonedha 20 dollarëshe u identifikua si e falsifikuar dhe punonjësi e denoncoi në polici rastin. Tre policë mbërritën në vendngjarje dhe e shndërruan më pas në skenë krimi.

Dereck Chauvin, pasi e prangosi Floyd-in e shtriu përtokë dhe i vuri këmbën mbi qafë, në damarin kryesor që pompon gjakun në zemër dhe e mbajti ashtu për 8 minuta e 46 sekonda në total, ndërkohë që gjatë 2 minutave dhe 53 sekondave të fundit, Floyd nuk reagonte.

E gjithë skena u xhirua nga kalimtarë të rastit që i luteshin njësoj si Floyd ta lëshonte. “S`mund të marr frymë”, “Të lutem dua ujë” ishin disa nga fjalitë që Floyd thoshte deri sa dha frymën e fundit.

Bashkë me njerëzit që janë ngritur në protest është edhe gruaja e tij, e cila kërkon divorcin për shkak të kësaj ngjarjeje.

Aktualisht, Dereck Chauvin është i arrestuar dhe akuzohet për vrasje të shkallës së tretë, shkaku mendohet të jetë racizmi (por nuk përjashtohet pista e njohjes më parë me viktimën, pasi të dy kanë punuar në të njëjtën vend si roje sigurie vite më parë, edhe pse nuk dihet nëse në të njëjtën periudhë), kurse kolegët e tij të pranishëm në vendngjarje u shkarkuan nga puna dhe po ndiqen në gjendje të lirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit