10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përse i dhembin këmbët nënës ?

Më të lexuarat

Përse i dhembin këmbët nënës ?

Allahu i Lartësuar e ka vendosur foshnjen në mitren e gruas në një lëng shumë të kripur me qëllim që t’i rritet trupi, që të lehtësohet pesha e tij dhe në të njëjtën kohë t’i vijë ushqimi pa asnjë lodhje nëpërmjet kordonit të lidhur me nënën, që i ofron atij ushqimet që i nevojiten.
Nëse nëna nuk e ushqen veten si duhet pershkak të kushteve të vështira, foshnjës në barkun e saj nuk do t’i mungojë asgjë, sepse disa gjëndra arrijnë të shkrijnë dhëmbët dhe kockën e nënës për të zëvendësuar ushqimin e munguar.
Për këtë arsye me rritjen në moshë nënës i dhembin dhëmbët, gjunjët dhe këmbët. Kjo bën që shumë njerëzt të thonë se gruaja plaket përpara burrit.
Sikur ta dinte njeriu se ka shkrirë kockën e nënës së vet për të jetuar, nuk do të dinte se si ta shpërblente atë.
O Zoti im! Shpërbleje me Xhenet nënën time dhe nënat e besimtarëve. Amiin..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit