1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Përse është krijuar hz. Hava derisa Ademi (a.s.) ishte duke fjetur?‎

Më të lexuarat

Allahu i Plotfuqishëm e krijoi Ademin (a.s.), qenien e parë njerëzore, dhe edhe pse ishte në ‎xhenet, ai po ndjente vetmi, kështu që derisa Ademi (a.s.) ishte duke fjetur, Allahu i ‎Plotfuqishëm e krijoi hz. Haven, nga brinja e tij !!!‎

Shtrohet pyetja, cila është arsyeja? ‎

Pse hz. Hava u krijua nga Ademi (a.s.) derisa ai ishte duke fjetur?‎

Pse Allahu nuk e krijoi hz. Havën, derisa Ademi (a.s.) ishte i zgjuar??‎

Thuhet se burrit kur i dhëmb diçka, ai ndjen urrejtje për të, për dallim nga gruaja, e cila kur i ‎dhemb diçka, ajo e rritë dashurinë dhe dhembshurinë për të.‎

Nëse hz. Hava do të krijohej nga Ademi (a.s.), duke qenë ai i zgjuar, do ta ndjente dhimbjen ‎e nxjerrjes/krijimit saj nga brinja, dhe pastaj do ta urrente, por ajo u krijua derisa ai ishte duke ‎fjetur, që të mos ndjente dhimbje, dhe mos ta urrente…‎

Gruaja derisa lind është e zgjuar, dhe ajo e sheh vdekjen me sytë e saj, por ndjenjat e saj ‎rriten dhe ajo e do foshnjën e saj të porsalindur … ajo, madje do t’ia falte edhe jetën e saj …‎

Le t’i kthehemi Ademit (a.s.) dhe hz. Havës… Hz. Hava u krijua nga brinja e lakuar ‎‎(shtrembër), nga brinja e cila e mbron zemrën, a e dini pse?‎

Sepse Allahu e krijoi atë për të mbrojtur zemrën… Ky është roli i saj… Ajo është gardiani i ‎zemrës… Pra, u krijua nga vendi me të cilin do të merret, ku do të qëndrojë… Ndërsa Ademi ‎‎(a.s.) u krijua nga toka, sepse në të do të punojë dhe do të merret me bujqësi, do ta ‎përpunojë tokën.‎

Gruaja është krijuar për të punuar me ndjenjat, me zemrën e saj, sepse ajo do të jetë nënë e ‎dhembshur, motër e mëshirshme, vajzë e kujdesshme dhe grua besnike…‎

Le të kthehemi … Brinja nga e cila u krijua hz. Hava është e lakuar !!!!‎

Mjekësia moderne konfirmon se nëse nuk do të ishte kjo brinja e lakuar, atëherë edhe një ‎goditje më e vogël do të shkaktonte gjakderdhje, prandaj Allahu i Plotfuqishëm e krijoi këtë ‎brinjë që ta mbrojë zemrën, pastaj e krijoi të lakuar që ta mbrojë zemrën nga ana tjetër… Po ‎mos të ishte e lakuar, edhe goditja më e vogël do të shkaktonte gjakderdhje, e cila me siguri ‎do të çonte në vdekje.‎

Për këtë shkak… hz. Hava duhet të jetë krenare që është krijuar nga brinja e lakuar !!!‎

Kurse Ademi (a.s.) duhet të mos përpiqet për ta drejtuar atë lakim, sepse siç ka thënë ‎Pejgamberi (savs): “Nëse njeriu përpiqet për ta drejtuar (brinjën e lakuar), ajo do të ‎thyhet” – mendohet në lakimin e ndjenjave të gruas të cilat ngadhënjejnë ndaj ndjenjave të ‎burrit.‎

O Adem! Mos bëjë shaka me ndjenjat e Havës… Ajo është krijuar në atë mënyrë … Dhe ajo ‎ashtu është e bukur … Ajo të nevojitet si e tillë… Veçantia e saj është në emocionet e saj… ‎Mos luaj me ndjenjat e saj…‎

Dhe ti, oj Havë! Mos u shqetëso nëse të thërrasin… (siç thuhet se: gruaja ka më pak ‎tru/mendje si në hadith), sepse ato janë ndjenjat tuaja që i nevojiten gjithë botës.‎

Merjem Kapo; Akos.ba; ‎

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit