14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Përqindja e arit gjatë llogaritjes së zekatit

Më të lexuarat

Almedin Ejupi

Në treg dhe në pasurinë e njerëzve është e mundur që ari të mos jetë i pastër (i kulluar, safi), por me përqindje të ndryshme.

Ar i kulluar është ai që cilësohet me 24 karat, dhe llogaritja e nxjerrjes së zekatit bëhet sipas kësaj cilësie ari.

Kush dëshiron të dijë arin e pastër në këtë kohë kur ndryshojnë përqindjet e arit (22, 21, 18… karat) duhet të bëjë këtë llogaritje për të parë dallimin:

Njohja e 22 karatëve kundrejt arit 24 karat safi:

85 g X 24 ÷ 22 = 92.7 g.

Njohja e 21 karatëve kundrejt 24:

85 g X 24 ÷21 = 97.1 g.

Njohja e 18 karatëve kundrejt 24:

85 g X 24 ÷ 18 = 113.3 g.

Prandaj, nisabi (nisabi nënkupton një sasi të caktuar të pasurisë që kur arrihet bëhet obligim zekati ) i atij që posedon ari 22 karat p.sh., është 92.7 g e jo 85 g.

Nisabi i atij që posedon ari 21 karat, është 97.1 g në vend të 85 g.

Kush posedon ari 18 karat, nisabi i tij është 113.3 g në vend të 85 g e kësisoj.

Për të fituar nisabin e arit safi nga përqindjet e ndryshme 22, 21, 18 karat po sjellim një shembull që sqaron këtë:

Një person posedon 90 g të arit 21 karat, tjetri posedon 100 g të arit 18 karat, dhe i treti posedon 96 g ari 22 karat. Si bëhet nxjerrja e sasisë së arit të pastër nga kjo, në mënyrë që të dihet se a janë të obliguar me zekat apo jo?

Për të ditur këtë veprojmë kësisoj:

90 g x 21 ÷ 24 = 78.75 g ari të pastër.

100 g x 18 ÷ 24 = 75 g ari të pastër.

96 g x 22 ÷ 24 = 88 g ari të pastër.

Duke u bazuar mbi këtë, nuk obligohen me zekat i pari e as i dyti për shkak se pasuria e tyre nuk ka arritur nisabin, përderisa personi i tretë obligohet me zekat për shkak se pasuria e tij ka arritur nisabin.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit