5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Përplasje fizike mes kryetarit Veliaj dhe deputetit Noka

Më të lexuarat

Sherri në Komisionin e Medias në Shqipëri mori përmasa të mëdha kur pas disa kërkesash të përsëritura të kryetares së këtij komisioni, Albana Vokshi, që kryebashkiaku i Tiranës të nxirrej jashtë nga Garda e Republikës, deputeti demokrat Flamur Noka u ngrit për ta zgjidhur vetë çështjen.

Noka iu drejtua Erion Veliajt për ta ngritur nga karrigia ku ishte ulur dhe vetëm ndërhyrja e Gardës së Republikës shmangu përplasjen fizike.
Më pas të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë duke diskutuar me tone të larta.

“Garda të nxjerrë jashtë kryetarin e bashkisë, ndryshe do të kërkoj që të merren masa. Garda, zbatoni ligjin! Ju kam kërkuar që të nxirrni jashtë kryetarin e bashkisë, pasi është i paftuar në komision. Ka ardhur që të prishë mbledhjen”, tha Vokshi.

Pas disa minutash debate, Erion Veliaj vendosi që të largohej duke thënë “Tirana do fitojë”. Pas tij u largua edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, së bashku me deputetët socialistë.

“Dënoj me forcë largimin e ministres Kumbaro, e cila ishte thirrur për të dhënë llogari për Teatrin Kombëtar. Ky është fundi i parlamentarizmit. Mazhoranca nuk do që të bëjë transparencë për krimin që po bëhet me Teatrin Kombëtar”, deklaroi Vokshi./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit