11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Përmes fotografive, qindra mijëra sirianë kërkojnë të afërmit në burgjet e Asadit

Më të lexuarat

Sanksionet e amerikane sipas “Aktit Caesar për mbrojtjen e civilëve sirianë” të inicuar për shkak të civilëve të vrarë nga regjimi i Bashar al-Asadit në Siri, kanë mobilizuar qindra mijëra njerëz që kërkojnë të afërmit e tyre në burgje.

Pas hyrjes në fuqi Aktit Caesar kundër Asadit dhe mbështetësve të tij më 17 qershor, qindra mijëra njerëz kanë vizituar ditët e fundit linqet me fotografi të publikuara më parë, për të cilat thuhet se u përkasin të vdekurve në burgjet e Asadit.

Në mesin e fotografive, familjet siriane kërkojnë të afërmit e tyre për të cilët kanë humbur shpresat.

“Mbi 6 mijë fotografi të të vdekurve nga torturat”

Imaduddin Rashit, anëtar themelues i Shoqatës së të Zhdukurve Sirianë dhe të Burgosurve të Ndërgjegjes, tha për AA se më shumë se gjashtë mijë fotografi të të vdekurve nga torturat janë publikuar në faqen e tyre të internetit.

Ai tha se fotografitë e viktimave i kanë publikuar për herë të parë në mars të vitit 2015, pas konfirmimit të vërtetësisë së tyre.

“Dosja që kishim është aprovuar nga studiues ndërkombëtarë. Në periudhën në vijim, 731 të afërm viktimash na kontaktuan dhe rreth 85 prej tyre ndanë emrat e viktimave me ne. Rreth gjysma e tyre u zotuan se janë të gatshëm të dëshmojnë në gjykatë së bashku me ne”, deklaroi Rashit.

Afro 1 milionë vizitorë

Rashit tha se interesimi në faqen e tyre të internetit është rritur pas përgatitjes së një raporti në lidhje me të burgosurit sirianë me hyrjen në fuqi të Aktit Caesar.

“Familjet që vizituan faqen tonë, filluan të kërkojnë të afërmit e tyre në linqet e publikuara. Nuk kemi vendosur fotografi të reja. Për herë të fundit kemi publikuar 50-60 fotografi në muajin shkurt. Numri i vizitorëve në faqen tonë ka arritur në 983.531”, tha Rashit.

Ai nënvizoi se fotografitë e viktimave janë shpërndarë në përputhje me kornizat ligjore.

“Familjet shqetësohen nga shpërndarja e rastësishme e fotografive në mediat sociale. Në këtë mënyrë, lëndohen të afërmit e viktimave. Ne tregojmë se për çfarë qëllimi po i ndajmë fotografitë dhe nuk lejojmë qasje në to nën moshën 18-vjeç”, theksoi Rashit.

Akti Caesar për Mbrojtjen e Civilëve Sirianë

Akti Caesar, i miratuar në vitin 2019 dhe i vendosur në fuqi më 17 qershor, autorizoi sanksione shtesë dhe kufizime financiare për institucionet dhe individët që kanë lidhje tregtare me regjimin sirian.

Akti është emëruar sipas një fotografi ushtarak sirian që zbuloi dhjetëra mijëra imazhe të tmerrshme që treguan 11 mijë viktima të torturuar sistematikisht deri në vdekje nga regjimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit