12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Përmbytje në Vlorë, Viktima dhe irritim i qytetarëve

Më të lexuarat

Moti i keq me stuhi të fuqishme dhe reshje te dendura shiu ka shkaktuar probleme të shumta në qytetin e Vlorës. Më problematike paraqitet gjendja në zonën e Skelës, ku niveli i ujit është rritur ndjeshëm duke zaptuar trotuaret. Për rrjedhojë disa makina janë përmbytur, ndërkohë që uji ka hyrë edhe në disa biznese në këtë zonë, duke shkaktuar dëme të shumta.Ndërkaq, reshje të dendura shiu janë regjistruar që nga pasditja e djeshme pothuaj në të gjithë vendin.Si pasojë e shirave të furishëm, në autostradën Tiranë-Durrës është krijuar kaos në trafik. Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmbytjet e mbrëmjes së djeshme në Vlorë që vazhdojnë edhe sot kanë sjellë reagime të shumta të qytetarëve. Më të inatosur duket se janë shoferët të cilët kanë lëvizur me vështirësi.“Na kishte marrë malli të notonim”,- thotë një prej tyre. Një tjetër qytetar që ka postuar edhe një koment në Facebook thotë: “Uoooorreeee, e beme Vloren si skaf, tani o burrani drejt Italise se s’ka as polic”.Nga pamjet e bëra publike duket se situata gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë kritike në qytetin bregdetar, ku nga përmbytjet nuk kanë munguar as viktimat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit