12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Përmbytje masive, Australia mbyll shkollat dhe u kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi

Më të lexuarat

Të gjitha shkollat në jug-lindje Queensland, Australi, janë mbyllur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga Cikloni “Debbie”. Stuhia goditi rajonin më të populluar të shtetit të enjten, pasi u “soll rrotull” bregdetit për dy ditë.

Edhe pse nuk është raportuar për viktima, autoritetet kanë mbyllur më shumë se 1000 shkolla dhe u kërkuan njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Ciktoloni Debbie ka shkaktuar dëme të mëdha, rrëke shiu dhe ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi.

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull ,ka aktivizuar një plan kombëtar në përgjigje të fatkeqësive.

Cikloni “Debbie” ka goditur bregdetit e Queensland, duke filluar nga Ishujt Whitsunday me fillimisht me 185 kilometra në orë por fuqia e tij është rritur ndjeshëm brenda disa orësh.

Stuhia e kategorisë së katër ka lënë tashmë më shumë se 30.000 njerëz pa energji elektrike në Airlie Beach, Proserpine, Boëen, Mackay dhe Cannonvale, raporton “BBC”.

Autoritetet thanë se kjo është një stuhi më e keqe se sa cikloni ‘Yasi’ në vitin 2011.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit