8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përleshje në Egjipt

Më të lexuarat

Kundërshtarët e presidentit egjiptian Muhamed Morsi janë përleshur me përkrahësit e tij të premten në Kajro, në atë që është thënë të jetë incidenti i parë i tillë, që kur presidenti islamik mori pushtetin dy muaj më parë.

Në sheshin Tahrir të Kajros, grupe rivale të rinjsh hodhën gurë dhe shishe boshe ndaj njëri-tjetrit, ndërkohë që demonstrata të vogla janë raportuar në zona të tjera të kryeqytetit.

Kundërshtarët akuzojnë Morsin dhe Vëllazërinë e tij Myslimane se po kërkojnë të monopolizojnë pushtetin.

Ministria e Brendshme të premten bëri paralajmërime kundër “trazirave” dhe vendosi forca të sigurisë rreth pallatit presidencial për të parandaluar afrimin e protestuesve.

Në një nga lëvizjet e tij të para pas marrjes së detyrës në qershor, Morsi urdhëroi pensionimin e gjeneralëve të lartë që kishin udhëhequr Egjiptin që nga rrëzimi i ish-presidentit Hosni Mubarak dhe anuloi një dekret i cili i dha kompetenca legjislative ushtrisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit