4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Përleshje mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Më të lexuarat

Interpelanca për rastin e Astrit Dehari, është duke vazhduar me tensione të ashpra mes deputetëve.

Deputetët e Vetëvendosjes dhe PDK-së kanë qenë afër përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës, gjatë fjalimit të ministres  Dhurata Hoxha në foltore.

Hoxha, pasi ka marrë fjalën, ka folur për rastin e vrasjes së Astrit Deharit.

Ndër të tjera ajo Vetëvendosjen e ka quajtur si parti pro ruse.

Pas kësaj, pati reagime të ashpra të deputetëve të VV-së të cilët, kanë krijuar zhurmë gjë që bëri të ndërpritet fjalimi.

Më pastaj, kryesuesi Xhavit Haliti, ka kërkuar pauzë, gjë që nuk ndodhi, pasi u krijuan tensione dhe përplasje mes tyre.

Në anën tjetër, shumica e deputetëve të VV-së dolën përpara, por përplasja u evitua pasi deputetët tjerë reaguan për të shmangur një gjë të tillë.

Ndërkaq, Dhurata Hoxha e vazhdoi sërish fjalimin e saj pasi u qetësua situata dhe pas fjalimit të Haradinajt, por deputetët e VV-së sërish bënin zhurmë për të mos lejuar fjalimin e saj.

Kjo seancë u mbajt si interpelancë për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit