12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Përleshja mes vëllezërve për traktor që u shndërrua në tragjedi (Video)

Më të lexuarat

I riu 18-vjeçar me inicialet Q.M, i cili dy ditë më parë është therur me thikë nga vëllai i tij i mitur, u varros sot në varrezat e Ferizajt.

Q.M nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve qe mori nga therja me thikë dhe ka ndërruar jetë sot në QKUK.

Axha i viktimës, jashtë kamerës, tregoi për KALLXO.com se deri te incidenti tragjik erdhi mosmarrëveshja e tyre për një traktor të tipit kultivator.

“U rrokën për traktor pasi që me të kanë bajt hekura për të mbijetuar. Janë përleshur për atë punë e pastaj kanë hy në shtëpi të dy, kur kanë hy në shpi djali i vogël e ka marr një thikë të kuzhinës dhe e ka ther. Q.M ka dal jashtë edhe e kom parë qe s’osht mirë. E ka thirr emrin e vëllait të vet edhe e ka pas dorën tu e mbajt në bark. Kur e ka heqë dorën e kam pa që ish mbush me gjak”, tha ai.

Ai sqaroi se viktima është dërguar në emergjencë për trajtim.

Policia ka arritur që më pas të arrestojë të miturin A.M icili është dërguar në mbajtje.

Sot, ai ka marrë pjesë në varrimin e vëllait.

 

Axha i viktimës tha edhe se familja ka bërë kërkesë qe dorasi i mitur të jetë i pranishëm në varrimin e vëllait të tij.

“Djali vet ka kërku e edhe familja kanë kërku që me u kanë prezent kur të bëhet varrimi i djalit tjetër”, shtoi axha i viktimës.

Ai ka qenë gjatë tërë kohës nën përkujdesjen e mjekëve dhe policisë.

Ai në shumicën e kohës ka qëndruar në varrim pa vetëdije dhe vazhdimisht ka bërtitur ‘o vëlla çka të kam bërë’. /KALLXO.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit