12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Përkatësi ndaj kombit apo ndaj parimit?

Më të lexuarat

Duke bërë fushatë elektorale, që të bëhen presidentë apo të fitojnë një vend në parlament si deputet, disa njerëz duke lavdëruar veten thonë se: “ata nuk i përkasin ndonjë grupimi apo pikëpamje të caktuar” dhe nëse ata zgjidhen do t’i përkushtohen interesave të vendit dhe askujt tjetër…

Kjo propagandë bazohet në supozimin se, ekziston kontradiktë në mes përkatësisë ndaj atdheut dhe përkatësisë ndaj pikëpamjes ose besimit të caktuar që dikush ndjek, cili do qoftë ai. Ky supozim nuk është i saktë.
Së pari: përkatësia ndaj atdheut detyrimisht të shpie drejt përkatësisë ndaj një doktrine të caktuar, të cilën njeriu nganjëherë nuk e kupton. Nëse para dikujt do të paraqitet një problem që kërkon zgjidhje në interes të atdheut të tij, cila do të jetë mënyra sesi ai do të mendoj për zgjidhjen e problemit?
Së dyti: përkatësia ndaj një pikëpamje apo besimi të caktuar nuk do të thotë detyrimisht se njeriu është fanatik, i paarsyeshëm dhe i njëanshëm, por ndoshta vetë pikëpamja të cilën ai ndjek fton te morali i lartë, mes të cilave edhe te sinqeriteti, besa dhe paanësia. Islami që herët është karakterizuar nga diçka e tillë; një njeri që njihej si musliman vodhi një mburojë dhe e fshehu atë te një hebre ku edhe u gjet, por ndërkohë vjedhësi u betua se nuk e kishte vjedhur ai mburojën dhe fisi i tij kërkoi nga Profeti (alejhi salatu ue selam) që ai t’i dilte atij në mbrojtje dhe ta shfajësonte atë, por Allahu i Lartësuar zbriti fjalën e Tij: “Vërtet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me të drejtën, në mënyrë që ti të gjykosh ndërmjet njerëzve sipas asaj që të ka shpallur Allahu. Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!” (en-Nisa:105) Kurani shfajësoi hebreun në këtë rast.
Nuk e di se cili do të ishte në këtë rast qëndrimi dhe sjellja e atyre që atdheun e vënë mbi çdo gjë, qoftë edhe mbi moralin?
Së treti: përkatësia ndaj një pikëpamje ose besimi të caktuar nuk do të thotë detyrimisht mohim i atdheut, përkundrazi njeriu mund t’i përkasë një besimi të caktuar dhe përsëri të ketë mall të madh për atdheun e tij, vetë Profeti (alejhi salatu ue selam) kur idhujtarët e Mekës e detyruan të emigrojë prej saj tha: “Sa vend i mirë që ti je dhe sa i dashur për mua! Nëse banorët e tu nuk do të më kishin nxjerrë nuk do të kisha banuar askund tjetër.”
Kështu silleshin edhe shokët e Profetit (alejhi salatu ue selam) duke shprehur mallin e tyre për atdheun, si p.sh. fjalët e Bilalit (radijallahu anhu):
“Ah sikur ta dija nëse do të qëndroja një natë mes luginës dhe përreth meje idhhiri dhe xhelili!
A do të mund një ditë të vija tek uji i Mexhenes dhe a do të më shfaqej Shame dhe Tufejli! ”
Së katërti: shndërrimi i dashurisë për atdheun në doktrinë që qëndron mbi çdo besim dhe pikëpamje mund ta çojë njeriun që beson në këtë gjë në urrejtje të çdo besimi dhe pikëpamje që ai mendon se bie ndesh me besimin e tij. Ky njeri shndërrohet në një Hitler, armik me të gjithë ata që nuk besojnë atë që ai beson dhe në luftë kundra tyre me të gjitha mjetet e mundshme.

Burimi: revista “El-Bejan” nr.300, Shaban 1433h./Korrik 2012 e.s.

Dr. Xhafer Shejh Idris

Në shqip: Justinain Topulli

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit