10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përjetimet e një fotoreporteri italian: jeta e re por e dhimbshme e Rohingia-ve në Bangladesh

Më të lexuarat

Pas plojës disajavore të pakicës muslimane Rohingia në Mianmar, e cila u përballë me vrasje, masakra e spastrim etniko-fetar duke marrë udhën drejt Bangladeshit në një rrugëtim biblik, fotoreporteri italian Antonio Façilongo ishte pranë tyre në jetën e re bangladeshase, po aq në dhimbje, ku fatlumturia është gjithsesi të mbeturit gjallë.

 

 

Fotot e tij pasqyrojnë kushtet e këqija të jetesës në kampe, por ai tha se shumë nga njerëzit që takonte ishin vetëm të lumtur që më në fund të ishin të sigurt.

 

 

“Ata nuk janë ambiciozë. Ata thjesht kanë nevojë për një çadër dhe disa ushqime dhe janë të lumtur”, tha Façilongo.

 

 

“Më ftojnë shpesh në çadra për të treguar historinë e tyre ose thjesht për të parë një perëndimor me shumë rroba dhe pajisje fotografike që, në sytë e tyre, është vërtet e çuditshme. Por trauma e fshehur pas buzëqeshjeve të tyre shfaqet herëpashere”, shtoi fotoreporteri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit