7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Përgjigje për një njeri që nuk beson në Zot

Më të lexuarat

Ibn Kajjimi ka thënë:

“Pyete mohuesin çfarë thua në lidhje me një anije që noton në lumë, duke qënë e projektuar në formën më të mirë, duke qënë e paisur me mjetet më të sofistikuara, duke pasur të përcaktuar çdo gjë në masën e duhur dhe në mënyrën më të mirë sa që nuk mund të vërehet në të asnjë e metë as në materialin e saj as në pamjen e saj. Kjo gjithësi është në formën e një kopështi madhështor ku gjenden të gjitha llojet e të mbjellave dhe fryteve që i plotësojnë nevojat njeriut.

Ky kopësht e ka dikë që kujdeset për të, e mbikqyr, përmirëson dhe i kryen çdo shërbim të nevojshëm duke mos ngelur vend për të meta. Më pas kur vjen koha e të korrurave i ndan ato sipas vlerës dhe nevojës që njerëzit ka për to duke i dhënë çdokujt atë që i përshatet.

A mund të jetë e gjithë kjo rastësisht pa një Krijues që ka bërë këtë zgjedhje?!
A mund të jetë ekzistenca e anijes dhe e kopshit rastësisht pa një veprues mbikqyrës, rregullues?!

Çfarë të thotë llogjika jote në lidhje me këtë, çfarë përgjigje të jep dhe drejt çfarë gjëje të orjenton?!

Është nga urtësia e Allahut, Krenarit, të Urtit që ka krijuar zemra të verbëra që nuk e vërejnë të vëretën, që nuk janë në gjendje t’i shohin këto argumente të qarta dhe të prera përveçse me shikimin e qënies së gjallë siç bëjnë shtazët.
Mbaroi fjala e Ibn Kajjimit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit