7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përgenjështrohet njoftimi për vdekjen e Assadit

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm rus, Vladimir Kolokoltsev, nuk ka faqe në ”Twitter” dhe ekziston një profil i rremë sipas të cilit ministri kishte njoftuar diçka vdekjen e presidentit sirian, Bashar al-Assad, njoftoi zëdhënësi i tij në Moskë.

“Ministri nuk ka një faqe tek ky rrjet social. E vetmja faqe interneti ku ai mund të shprehë qëndrimi e tij është ajo zyrtare e ministrisë së Brendshme ruse”, deklaroi për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti zëdhënësi i ministrisë, Andrej Piliptchouk.

Sipas agjencisë, faqja e rreme në emër të ministrit është hapur rreth mesit të qershorit, por nuk kishte tërhequr vëmendjen deri në publikimin e rremë të bërë sot mbi vdekjen e presidentit sirian./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit