7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Përfunduan protestat masovike kundër rastit “Monstër” (Shkup, Kumanovë, Tetovë)

Më të lexuarat

E plotësuar 15:20

Ka përfunduar protesta e sotme për rastin “Montsra” në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë. 

Protestuesit janë shpërndarë, ndërsa ndonjë incident më serioz përveç thyerjes së dy xhamave të qeverisë nuk ka pasur. 

Gjatë gjithë protestës kanë dominuar flamujt kombëtarë, ndërsa policia gjatë gjithë kohës ka ruajtur rendin. Parullat kryesore kanë qenë “Stop dhunës”, “Stop montimeve” dhe të tjera.

********

Tejkalohet numri i 10 000 Protestuesve. Protestuesit po i afrohen qeverisë, godinën e së cilës e kanë rrethuar pjesëtarë të shumtë të njësisë speciale të policisë, për të parandaluar çfarëdo incidenti.

Numri i forcave blu është shumë më i madh se të premten e kaluar, me siguri për shkak të numrit të shumëfishuar të protestuesve që po protestojnë në këto çaste. 

*******

Dyfish më shumë protestues po marrin pjesë në protestën e sotme, krahasuar me atë të premtes së kaluar, informon raportuesi i “Zhurnal”-it.

Tani për tani, ikonografia e protestës përbëhet vetëm nga simbole kombëtare, ndërsa në parullat e eksponuara mund të lexohet “Stop dhunës”, “Stop rasteve të montuara”, “Shqiptarët nuk janë terroristë”.

Marshi ka arritur në Bit Pazar dhe pritet të qëndrojë për disa minuta edhe para Pallatit të Gjykatave dhe më pas të niset drejt Qeverisë.

Këto protesta organizohen me të vetmin qëllim, që të gjithë opinionit në Maqedoni dhe ndërkombëtarë t’u tërhiqet vëmendja mbi disa pika thelbësore rreth ngjarjeve të fundit. 
1.Ne me sinqeritet të plotë e ndamë dhimbjen me familjarët e të rinjve maqedonas të vrarë kohë më parë dhe kërkojmë që vrasësit e vërtet të dalin së më parë para drejtësisë.
2.Protestojmë mbi ofendimet që Qeveria i bëri popullit shqiptarë të përkatësisë fetare islame duke ua ofenduar bindjet e tyre fetare –islame, si dhe duke shkelur mbi dinjitetin e motrave tona, të arrestuara pa vend. 
3.Ne reagojmë ashpër mbi tentimin e qeverisë së Maqedonisë, posaçërisht MPB-së që të krijoj proces të montuar politik. Dyshimet tona i bazojmë në faktet e pamohueshme, ligjore deri sot, siç janë rastet e Sopotit, Haraçinës, Vreshtat e Rashtakut, të cilat nga organet e rendit dhe ato juridike të Maqedonisë rezoltuan me procese të montuara politike.  
4.Po ashtu shprehim indinjatën tonë që subjekti shqiptar në këtë qeveri, nëpërmjet zv/ministrit për punë të brendshme dhe zëdhënësit të partisë e legjitimuan këtë ofendim ndaj popullit të tyre si dh shkeljen flagrante të të drejtave elementare të njeriut dhe këtë tentim për proces të montuar politikisht.
5.Apelojmë deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare OSBE, SHBA, BE, Turqi, Shqipëri dhe Kosovë që të insistojnë të krijohet komision i pavarur hetimor i përbërë edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, me qëllim të zbardhjes të drejtë të rastit të të gjithë të arrestuarve.  Besojmë se në fund drejtësia do të vij në vendin e vetë , sikur për të rinjtë e vrarë maqedonas ashtu edhe për ata të cilëve po tentohet t’u krijohet proces i montuar politik. 

Letra i është dërguar Presidentit Ivanov, ambasadave të SHBA-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së, Shqipërisë , Kosovës dhe Turqisë.  /Alsat-M/Zhurnal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit