Përfundon stërvitja më e madhe ushtarake

0
51

Në Qendrën Stërvitore Pepelishte në Maqedoni përfundoi sot stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Shigjeta e gjatë kooperative – Lanser 2012”, ku përveç Armatës së Maqedonisë kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të 15 armatave të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve të Partneritetit për Paqe, shkruan INA. 

Në mbylljen e kësaj stërvitje, kanë përshëndetur stërvitjen zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Gjeneral – Major Naser Sejdini, Shef i shtabit të komandës së forcave të NATO-s në Madrid, Gjeneral-Major Zhoel Rivo dhe pjesëtarë të tjerë të lartë të forcave të Aleancës. 

Stërvitja ishte planifikuar nga komanda e forcave të NATO-s në Madrid të Spanjës dhe komanda e përbashkët operative e ARM-së. Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë ushtritë e Maqedonisë, Azerbejxhanit, Austrisë, Bellorusisë, Bosnjës, Gjeorgjisë, Armenisë, Kazakistanit, Moldavisë, Serbisë, Ukrainës, Malit të Zi, ndërsa nga vendet anëtare të NATO-s ishin: SHBA, Franca, SHBA, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Turqia dhe vende tjera./kohaislame/