Përfundon përkrahja për Windows Vista, për XP edhe dy vjet

0
45

Pesë vjet pas prezantimit, sistemi operativ jo fort i dashur, Windows Vista, zhduket nga e ashtuquajtura periudhë “mainstream” dhe edhe pse prej tani shfrytëzuesit akoma do të marrin gratis updatet e sigurisë, ata pa marrëveshje komerciale për përkrahjen do të duhet të paguajnë për arnimet dhe përmirësimet e bugëve. Një formë e tillë e përkrahjes së zgjeruar do të zgjasë deri në vitin 2017, dhe më pas do të ndërpritet e tërë përkrahja për këtë sistem operativ.

Ndërsa shfrytëzuesit e XP-së kanë edhe më pak kohë, sepse atyre u kanë mbetur vetëm edhe dy vjet deri në përfundimin e plotë të përkrahjes për paraardhësin e suksesshëm të Vistës, me ç’rast XP ka pasur periudhë më të gjatë të përkrahjes në krahasim me pesë vjet minimale të Vistës./koha/kohaislame