15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Përfundon mbikëqyrja, vjen procesi politik për veriun

Më të lexuarat

Mbikëqyrja e pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008 do të përfundojë më 10 shtator të këtij viti. 25 shtete që kanë mbikëqyrur pavarësinë kanë dhënë dritën e gjelbër, që institucionet e Kosovës të nisin ndryshimet kushtetuese dhe të miratojnë ligjet që do t`i heqin të gjitha kompetencat që kanë pasur Pieter Feithi dhe zyra e tij, por do të krijojnë edhe mundësinë legale që EULEX-i të vazhdojë të ketë fuqi deri në qershor të vitit 2014.

Nëse institucionet e Kosovës do të jenë të gatshme t`i bëjnë këto ndryshime ligjore, atëherë më 10 shtator përfaqësuesit e 23 shteteve evropiane që e kanë njohur dhe mbështetur pavarësinë e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të marrin pjesë në një ceremoni solemne, që do të zhvillohet në Prishtinë, shkruan “Koha Ditore”.

Që nga ajo ditë Pieter Feith nuk do të jetë më mbikëqyrës e Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet.

Deri atëherë, Qeveria e kryeministrit Thaçi do të duhej të angazhohej edhe në procesin e integrimit të veriut për të gjetur një zgjidhje për pjesën më problematike të Kosovës, që sipas mbikëqyrësit në shkuarje, Pieter Feith, duhet bërë nëpërmjet një procesi politik.

Megjithatë, suksesi apo jo në këtë drejtim nuk do të jetë kusht për fundin e mbikëqyrjes, në bazë të një vendimi që Grupi Drejtues Ndërkombëtar e ka marrë të hënën në Vjenë. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit