16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Përfundon hatmeja e Kuranit në xhaminë e Duqanxhikut

Më të lexuarat

Tradita e leximit të Kuranit për muajin e Ramazanit edhe këtë vit nuk mungoi në xhaminë Duqanxhik. Kjo formë e njohur si “Mukabele” ku Kurani lexohet nga disa hafëz, është përcjellur nga numri i madh i besimtarëve nga Shkupi.

 

Por sot ishte dita e fundit, ku edhe u bë hatme Kurani. Një fotografi e nisur për stafin e faqes sonë, përshkruan edhe atmosferën ku u arrit një qëllim fisnik i leximit të Kuranit gjatë ditëve të Ramazanit nga hafizat e nderuar nga Shkupi.

 

Leximi i Kur’anit gjatë muajit të Ramazanit përkujton fillimin e zbritjes së Kur’anit si dhe kohën kur Profeti Muhammedi (a.s) lexonte Kur’anin në prani të Xhibrilit. Leximi dhe praktikimi i Kur’anit ka arritur deri në ditët tona, ku gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit nëpër shumë xhami lexohet në grup dhe në këtë mënyrë emërtohet edhe ndryshe si “mukabele”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit