3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“Përfshirja e FETO-s në tentativën për grusht shteti është shumë e qartë”

Më të lexuarat

Ish-sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Jack Straw: “Padyshim se është shumë e qartë se FETO është e përfshirë në tentativën për grusht shteti në Turqi”

ANTALIA (AA) – ECENUR ÇOLAK

Ish-sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Jack Straw, në lidhje me tentativën për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETO është shprehur se “Pa dyshim, është shumë e qartë përfshirja e tyre në këtë tentativë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Jack Straw i cili bashkëkryeson forumin Turko-Britanik Tatlıdil, që këtë vit zhvillohet për herë të 6-të në Antalya, duke folur për AA ka vënë në dukje se brenda disa vitesh forumi ka treguar zhvillime shumë të mira.

Ai në lidhje me vendimin e Britanisë për Brexit është shprehur se “Largimi ynë nga Bashkimi Evropian i ka bërë shumë më të rëndësishme marrëdhëniet tona dypalëshe. Edhe Turqia si një vend shumë i madh dhe i rëndësishëm është njëra prej tyre. Diplomacia dypalëshe, tashmë është më e rëndësishme se sa më parë.”

Ndër të tjera duke bërë të ditur pavarësisht ndarjes nga Bashkimi Europian, Britania nuk është ndarë nga Evropa, Straw tha se “Ne jemi një pjesë e Evropës ashtu sikurse dhe Turqia. Historitë tona si një e tërë dhe në një mënyrë të përhershme janë të lidhura me Evropën. Por tashmë me Evropën për përpiqemi të formojmë një marrëdhënie të re.”

“Përfshirja e FETO-s në tentativën për grusht shteti shumë e qartë”

Duke theksuar se Forumi Tatlıdil është një platformë për zhvillimin e miqësisë dhe të kuptuarit e njëri-tjetrit mes dy vendeve, Straw ka theksuar:
“Një çështje është një burim i madh shqetësimi për mua. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar madje kuptohet shumë pak në kuptimin e vërtetë tentativa për grusht shtet që u krye në korrikun e kaluar në Turqi. Nëse vërehet mënyra se si ajo transmetohet, si rezultat i kryengritjes së disa ushtarakëve kanë humbur jetën disa persona. Por kjo kategorikisht nuk është e drejtë. Sepse kjo pothuajse po shkaktonte rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në një vend evropian (Turqia). E tmerrshme.”

Ndër të tjera Straw ka uruar që forumi Tatlıdil në Britani të jetë ndihmues në kuptimin e fatkeqësisë që Turqia ka tejkaluar.

“Jam shumë i kënaqur që Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve ka arritur në rezultatin se Organizata e Fethullah Gylenit është e përfshirë në grushtin e shtetit. Sepse edhe informacionet që unë kam janë në këtë drejtim. Padyshim se është shumë e qartë se FETO është e përfshirë në tentativën për grusht shteti”, është shprehur në fjalën e tij Jack Straw.

Pasi ka theksuar se krahas “fytyrës së mirë” që tregon jashtë FETO ka edhe një fytyrë shumë të keqe, Straw, ka vazhduar fjalën e tij:

“Për vite me radhë, kryesisht që nga tentativa për grusht shteti kam folur me shumë persona se si kjo organizatë ka dy fytyra të ndryshme. Dy fytyra dhe shumë fytyra të këqija. Shumë persona kanë vërejtur fytyrën e mirë; pra shkollat që ato kanë hapur dhe aktivitetet në fushën e arsimit. Kjo ishte pjesa tërheqëse për njerëzit në pjesëmarrjen në këtë organizatë. Por nën fytyrën që vërehet, ka një fytyrë shumë të errët që përpiqet të minojë themelet e demokracisë, të rrënojë demokracinë. Organizata nën udhëheqjen e Fetullah Gylenit për arsyen se drejtohet nga një turk përbën kërcënim kryesorë për Turqinë dhe rajonet ku flitet turqishtja. Për shembull për Britaninë nuk përbën drejtpërdrejtë një kërcënim. Kërcënimi më i rëndësishëm është në Turqi.”

Straw ka theksuar gjithashtu se pothuajse është refuzuar tërësisht serioziteti i përpjekjes për grusht shteti dhe çështja për të kuptuar se deri në çfarë pike ka depërtuar organizata në shtetin turk.

Në raportin e publikuar ditën e sotme nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik ishte theksuar se kjo ngjarje ka patur në objektiv demokracinë e vendit dhe ka treguar se është me vend mbështetja që Britania i ka dhënë Turqisë në këtë çështje.

Ndër të tjera në raport është theksuar se mbështetja e shpejtë që Ministria e Jashtme e Britanisë i ka dhënë Turqisë menjëherë pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik, ka siguruar edhe Turqia të perceptohet si një aleat dhe mik i afërt i Britanisë.

Raporti i komisionit përmban shprehje të kujdesshme për çështjen e organizatës terroriste FETO. Në raport thuhet se Britania ka besuar informimin e Turqisë në lidhje me marrëdhënien mes FETO-s dhe tentativës për grusht shteti, por se nuk kanë informacion të mjaftueshme rreth FETO-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit