20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Përforcime të mëdha në Degën e Lëvizjes BESA në Gostivar (FOTO)

Më të lexuarat

Së fundmi po vërehet një ristrukturim i gjithëanshme i Lëvizjes BESA dhe përforcim i degëve të kësaj partie. Rritjen e BESËS në terren e dëshmoi edhe anketa më e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku thuhej se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare për Lëvizjes BESA do të kishin votuar 7 për qind e qytetarëve, ndërsa po aq edhe për BDI-në. Përforcime të mëdha janë vërejtur kohëve të fundit në Lëvizjen BESA – Gostivar. Javë më parë eksperti dhe profesori Arafat Shabani nga Gostivari i është bashkëngjitur strukturave të Lëvizjes BESA në Gostivar, ndërsa po ashtu një gjë të tillë e ka bërë edhe njëri prej ekspertëve më të suksesshëm në sektorin e zhvillimit ekonomik lokal, Asaf Ademi.

Lëvizjes BESA në Gostivar i është bashkëngjitur edhe Besnik Zeqiri, i cili prej vitit 2006 ishte mjek në urgjencën e spitalit “Ferid Muradi”, ndërsa prej vitit 2015 mjek në repartin Kirurgjik. Zeqiri ishte një nga figurat kyçe të PDSH-së në Gostivar, si prej vitit 2008-2010 kryetar i forumit rinor të PDSH Gostivar, kurse prej vitit 2013 nënkryetar i PDSH, anëtar i PDSH dhe anëtar i degës së PDSH-Gostivar prej 2006, anëtar i PDSH dhe anëtar i kryesisë së degës së PDSH-Gostivar.

“Politikat e Lëvizjes Besa, çdoherë në interes dhe për interes të qytetarëve shqiptarë, kudo, ka shtuar dhe interesin e qytetarëve për antarësim në këtë Lëvizje. Si rrjedhojë, është rritur dukshëm edhe interesimi i Gostivarasve për t’u antarësuar në Lëvizjen Besa. Ky interesim i madh i qytetarëve, bëri që kjo Lëvizje të themelojë komision për ristrukturim dhe konsolidim të këshillave vendor në qytetin e Gostivarit. Sonte, e hënë, 15 maj 2017, në zyrat e Lëvizjes Besa në Gostivar, në prani te komisionit për ristrukturimin e këshillave vendor , u themelua këshilli vendor, Zona 7, ku u zgjodhën strukturat udhëheqëse. Në këtë mënyrë, kryetar i këshillit vendor në zonën 7 u zgjodh Doktor Besnik Zeqiri ,që shërben si mjek në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Ferid Murad”

Interesimi i madh i qytetarëve për tu antarësuar në Lëvizjen BESA, bëri që kjo Lëvizje të vazhdojë me ristrukturimin dhe konsolidimin e këshillave vendor në qytetin e Gostivarit. Sonte, e martë , 16 maj 2017, në zyrat e Lëvizjes Besa në Gostivar, në prani te komisionit për ristrukturimin e këshillave vendor , u themelua këshilli vendor, Lagja BEGU, ku u zgjodhën strukturat udhëheqëse. Në këtë mënyrë, kryetar i këshillit vendor në Lagjen Beg u zgjodh z.Ilir Osmani – Jurist i Diplomuar.

Për besatarët e Gostivarit, ska pushim.Në vazhdën e pranimit të antarëve të rinjë si dhe ristrukturimin dhe konsolidimin e rradhëve të Lëvizjes Besa Gostivar, sonte në hapësirat tona u bë themelimi i këshillit vendor “Lajthia”. Në prani të komisionit për ristrukturim dhe konsolidim të këshillave vendor, sonte,e mërkurë,17.05.2017, nga ana e kuvendarëve të këshillit përkatës,njëzëri,u vendos që me këshillin vendor “Lajthia” të udhëheq,Ardian Shabani.

Për antarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Besa në Gostivar,çdo minutë ka vlerë,me punë të palodhur, vazhdojmë me konsolidimin e Këshillave vendor. Në vazhdën e pranimit të antarëve të rinjë si dhe ristrukturimin dhe konsolidimin e rradhëve të Lëvizjes Besa Gostivar, në shtabin komunal në Gostivar, sonte më datë 18/05/2017- e Enjte ,në prani të komisionit për ristrukturim dhe konsolidim të Këshillave vendor nga ana e kuvendarëve të këshillit përkatës u vendos , që kryetarë i këshillit vendor të Lagjes Bajnica e Poshtëme të jet z.Sevdali Shabani.

Vazhdojmë… çdo natë antarët dhe simpatizantët e Lëvizjes BESA të lagjeve të Gostivarit takohen në selinë tonë në Gostivar, për të vazhduar me konsolidimin e Këshillave vendor. Në vazhdën e pranimit të antarëve të rinjë si dhe ristrukturimin dhe konsolidimin e rradhëve të Lëvizjes Besa Gostivar, sonte më datë 20/05/2017- e Shtunë ,në prani të komisionit për ristrukturim dhe konsolidim të Këshillave vendor nga ana e kuvendarëve të këshillit përkatës u vendos , që kryetarë i këshillit vendor të Lagjes së Re të jetë z. Abduladi Aliti”, – këto janë disa nga njoftimet e Lëvizjes BESA – Gostivar.















- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit