7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përfitimet dhe ushqimet më të pasura me vitaminë E

Më të lexuarat

Por kjo nuk është e gjitha, sepse ky ‘përbërës’ është jashtëzakonisht i rëndësishëm kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe koronare të zemrës.

Përveç kësaj, një nga detyrat kryesore të vitaminës E është mbrojtja e trupit tonë duke forcuar mbrojtjen imunitare: mbron indet nga radikalet e lira, mbron nga dëmtimi i ndotjes, është i dobishëm në parandalimin e çrregullimeve të lëkurës si puçrra dhe ekzema; ndihmon në ndërlikimet diabetike, është efektive kundër sëmundjeve gastrointestinale dhe është një aleat i mirë kundër sindromit premenstrual.

Ushqimet më të pasura

Cilat ushqime duhet të hamë për të siguruar një furnizim të mirë të vitaminës E? Burimi kryesor i ushqyerjes së vitaminës E janë bimët dhe në veçanti, farat dhe të gjitha vajrat që janë nxjerrë prej tyre, si vaji i lulediellit, i farave të lirit etj.

Të gjitha këto vajra janë jashtëzakonisht të pasura me tokoferol, përbërës kryesor i kësaj vitamine të mrekullueshme. Por edhe perimet dhe pemët, si dhe drithërat janë plot me vitaminë E. Frutat e thata dhe në veçanti arra, lajthi dhe bajame përmbajnë një sasi të mirë dhe në përdorim të menjëhershëm. Por të marrë sa më shumë vitaminë E duhet të konsumoni ushqime të papërpunuara: procesi i gatimit, në fakt, shpërndan përmbajtjen e vitaminës në ushqim.

Mirëqenia e trupit tonë natyrisht fillon nga tavolina dhe nga ajo që hamë çdo ditë. Por si ta ndihmoni trupin tuaj, që të lodhet më pak për të gjetur ushqimet që ndikojnë në mirëqenien tuaj? Ushqimet e pasura me vitaminë E janë ato me origjinë bimore, si fara dhe vajra, çereale integrale, fruta (kajsi të freskëta dhe të thata), veçanërisht ato të thata, perime (spinaq, brokoli dhe domate), lajthi, arra, bajame, fistikë dhe arra pishe, avokado, qumësht (lope) si dhe derivatet e saj, kos dhe djathë.

Mungesa e vitaminës E

Mungesa e vitaminës E nuk duhet të nënvleftësohet. Ndër simptomat që mund të tregojnë mungesë janë ndjenja e fortë e lodhjes dhe apatisë, vështirësi në përqendrim, nervozizëm dhe dobësi të muskujve. Në rast të mungesës së konsiderueshme, ju mund të zgjidhni për shtesat e kësaj vitamine. Ka produkte sintetike në dispozicion në treg që përmbajnë një sasi më të madhe të tokoferolit se ato natyrore.

Por mos e teproni: Vitamina E në doza të larta mund të shkaktojë hipertension në njerëzit që tashmë vuajnë prej saj. Pra, nëse mendoni se keni nevojë për to, këshillohuni fillimisht me mjekun tuaj të besuar./Donna Moderna/ATSH / k.s/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit