6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Perëndimorja ia mëson gazetares shqiptare që femrat nuk janë objekt! (VIDEO)

Më të lexuarat

Mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin” ishte i ftuar blogeri me famë botërore që realizoi videon për Shqipërinë, Nas Daily, e dashura e tij Aline dhe Arbër Hajdari. Si gjithmonë, nuk mungoi edhe pyetja nga velina Kejvina Kthjella, por që këtë herë doli jashtë kontrollit.

E dashura e Nas Daily u prek nga pyetja dhe qau pasi u ndje e fyer si femër kur dëgjoi Kejvinën t’i drejtohej Nuseir-it: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”

Alyne u nervozua dhe u ndje e ofenduar, ajo shprehet: “Kjo është shumë e papërshtatshme, nuk është as për të qeshur.”

Më tutje vazhdon:“Unë e di që jemi në Shqipëri dhe këtu femra nuk respektohet dhe shihet si një obejkt, por kjo është e tepërt.”

Pas situatës jo të këndshme në emisionin “Xing me Ermalin”, Kejvina ka marrë me qindra komente që ia hedhin ftyrës pyetjeve provokative e seksiste që u bënë musafirëve. Kjo gjuhë ka me dhjetëra herë që vazhdon të përsëritet nga kjo gazetare dhe jepet në një TV të njohur shqiptar por u dasht të vij dikush nga perëndimi e të na thotë se ju media shqiptare femrën e shihni vetëm si objekt seksi pa asnjë vlerë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit