21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Përdorimi i drejtë i misvakut

Më të lexuarat

Për të mirat e misvakut kemi artikuj të ndryshëm kurse për mënyrën e përdorimit të drejtë të tij ka shumë pak të dhëna në gjuhën tonë. Këtu do të mundohemi të japim një sqarim më të qartë mbi përdorimin e drejtë të misvakut, inshaAll-llah. Kurse nëse ndokush gjen gabime dhe përmirësime, janë të gjithë të mirëseardhur me udhëzimet e tyre, duke lutur All-llahun azze ve xhel që t’ju shpërblen me të mirat e Tij të pafund për mundin tuaj.

Nga përdorimi i drejtë i misvakut është edhe arritja e higjienës së gojës me anë të tij.
Këtu keni disa informacione për përdorimin e misvakut.

Koha kur mund të përdoret misvaku:

– Pas ngrënies:
Me përdorimin e misvakut ju i lani dhëmbët tuaj pas secilit ushqim, por pa lënë ndjenjën e djegies të pastës së dhëmbëve pas larjes së dhëmbëve me anë të brushës dhe pastës.

– Zvogëloni nervozitetin:
Përtypeni misvakun dhe në atë mënyrë do të largoni nervozitetin tuaj – njëherit arrini edhe të mira për arritjen e higjienës së gojës! Përtypeni më mirë misvakun se lapsin!

– Misvaku zen vend në secilin xhep të palltos, të këmishës, të pantallonave, në çantë dhe është një përcjellës i shkëlqyer për dhëmbë të shëndetshëm.

– Pastrimi i dhëmbëve gjatë vozitjes së veturës

– Pastrimi i dhëmbëve në vend të punës

– Çdoherë me vete – në çdo kënd të shtëpisë, në restorant, në vendin e punës, në kohën e lirë, gjatë udhëtimeve etj.

Çka duhet marrë parasysh:

Ju lutemi të keni kujdes që gjatë përdorimit të misvakut mos të shtypni shumë në mishin e dhëmbëve. Sikur edhe me brushat normale edhe me misvak mundet që me anë të shtypjes së madhe të vjen deri te ndonjë lëndim në mishin e dhëmbëve. Për pastrim normal mjafton një shtypje e butë e misvakut në dhëmbë. Kurse vetëm për një masazh të mishit të dhëmbëve mjafton një fërkim i lehtë mbi mishin e dhëmbëve.

Për fëmijët misvaku është brusha ideale për të mësuar pastrimin e dhëmbëve, për në shkollë dhe për në aktivitete tjera. Në këtë mënyrë bëhet pastrimi optimal edhe i dhëmbëve të qumështit. Fëmija përtyp në fijet natyrale dhe të shëndetshme të misvakut, të cilat i pastrojnë dhe mineralizojnë dhëmbët. 

Përdorimi:

1. Përgatitja:
– Para përdorimit të parë shpërlajeni misvakun me ujë që të zbutet pak. (Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili)
– Qëroni lëvoren e misvakut përafërsisht 1-2 cm. në majë.
– Nëse misvaku është tepër i thatë atëherë zbuteni majen e misvakut në ujë për një kohë të shkurtër. (Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili)
– Përtypeni pak derisa të jetë formuar një lloj brushe në maje (sikur që shihet lart)

2. Pastrimi:
– Pastroni gjithmonë prej mishit të dhëmbëve – lart.
– Pastroni edhe pjesët tjera dhe brendinë e dhëmbëve.
– Fijet që thehen gjatë pastrimit nxjerrni jashtë.

3. Ruajtja:
– Ruani misvakun në një vend të pastër dhe të thatë.
– Edhe pas tharjes misvaku juaj është i butë.

4. Rivendosja:
– Nëse fijet e misvakut janë bërë shumë të buta dhe të çara, ju mundeni thjesht ta preni atë pjesë dhe të filloni prapë nga pika 1 si është përshkruar më lart.

– Pas 2-3 ditësh të përdorimit është e preferuar që të preni pjesën e përdorur dhe të përdorni pjesën tjetër.
– Një dru i misvakut prej përafërsisht 15 cm. përdoret gati 4 javë, varësisht si dhe sa herë e përdorni në ditë.

Informacione të vlefshme:
– Misvaku është një produkt tradicional për higjienën e dhëmbëve dhe të gojës për të cilin na ka udhëzuar shumë i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem.

Në dy sahihat është shënuar se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:”Sikur mos të mendoja se kjo do të ishte tepër e rëndë për pasuesit e mi, do të jepja urdhër që t’i pastronin dhëmbët me misvak para çdo namazi”. ( Buhariu 2/312; Muslimi 252).

I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Pastrimi i dhëmbëve me misvak është praktikë e mirë higjienike e cila pastron gojën dhe e kënaq Zotin”. ( Buhariu 4/137 )

I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem e kishte zakon t’i lante dhëmbët me misvak edhe kur qëndronte i shtrirë në shtratin e tij të vdekjes. ( Buhariu 8/ 106 )

Me mijëra vite misvaku është përdorur nga njerëzit, duke arritur veti shumë pozitive nga të mirat e kësaj brushe natyrale, e cila nxirret nga rrënjët e drurit të misvakut që njihet edhe me emrin (Arakbaum, Salvadora Persica).

Jo vetëm pastrimi mekanik, por edhe efekti dezinfektues dhe desodorues e bën misvakun një përcjelllës të përditshëm për dhëmbë të shëndoshë.

Të mirat e përdorimit:
– Era e mirë e gojës
– Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim
– Bëhet mineralizimi i dhëmbëve
– Masazhë e mishit të dhëmbëve
– Nuk ju nevojitet pastë e dhëmbëve pasi ajo i ka të gjitha vetitë e një paste
– Arrihet higjiena natyrale kohë pas kohe
– Parandalon formimin e pllakës dentare dhe gurëve, të cilët janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve dhe kariesit (prishja e dhëmbëve)

Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë se pastrimi i dëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi:
1. Freskon gojën
2. Pastron trurin
3. Krijon ndjenjën e të qenit i shëndoshë
4. E tret sekrecionin
5. Eliminon murtajën
6. E përgatit lukthin për ushqimin tjetër
7. Përmban në vete sunetin
8. Zoti i Lartëmadhëruar këtë e dëshiron
9. Rrit virtytin e individit
10. I gëzon meleqtë.

– Komentues të tjerë pohojnë se pastrimi i dhëmbëve me misvak:

– E mpreh kujtesën
– Adapton shqisat
– Forcon mishin e dhëmbëve
– Pastron të parit, pengon prishjen e dhëmbëve
– Ndihmon tretjen
– Pastron fytin, i sjell dobi zërit të ngjizur ose të shterur
– E bën të folurit më shprehës
– Kthjellon njeriun e përgjumur
– Rrit aftësinë e të lexuarit
– Ndihmon individin për të falë namaz dhe të mësojë Kur’anin
– Allahu dhe melaiket këtë e dëshirojnë
– E bën njeriun më të virtytshëm.

Lus Allahun azze ve xhel, të Gjithdijshmin të m’i falë gabimet gjatë shkrimit dhe përkthimit.

Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

Libri i përdorur për të dhënat e Pajgamberit salallahu alejhi ve selam: “Mjekësia e të Dërguarit Muhamed” nga Ibn – Kajjim el – Xhevzi dhe përkthyer nga Prim. Dr. Med. Sci. Ali F. Iljazi/pertymoter.net/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit