6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Përballja me Islamofobinë teatrale

Më të lexuarat

Marlind Laçi

Prej dy vitesh, në qendër te Tiranës është ngritur mbase një ndër kauzat më të drejta për 30 vite pluralizëm politik, një grup jo i vogël artistësh dhe artdashësish po kryejnë atë cfarë 3 milion shqiptarë nuk e kanë bërë për 30 vite. Një rezistencë e paprecedentë kundër prishjes së teatrit nga Bashkia Plackitëse e Tiranës me në krye personin me të urryer fill pas Enver Hoxhës.

Në mbrëmjen e djeshme mbahej një shfaqje në Teatrin Kombëtarë ,e tipit monolog me “aktor” gazetarin Adi Krasta, që për hir të së vërtetës është një ikonë e gazetarisë shqiptare, një artist për sa i përket profesionit të tij. Por ky është vetëm fillimi. Adi Krasta gjatë këtij monologu u përpoq fillimisht të na tregojë rëndësinë e Teatrit Kombëtar dhe demokracise, që tashmë dihen nga i madh dhe i vogël. Më tej kaloi tek babëzia e kësaj qeverie që shkatërron cdo gjë që ka përpara, madje dhe historinë e kujtdo që përpiqet t’i ndalojë. Më pas gazetari kaloi në një temë aspak të hijshme dhe dashakeqëse në momentin kur shprehu tërthorazi,si me spond, se ndërtesat e stilit Osman(si Xhamia e Et’hem beut dhe Sahati) ishin një njollë për identitetin tonë EuroPerëndimor. Në këtë moment monologu i tij u kompromentua me një islamofobi të tepruar dhe të fryrë për ambientin ,ku ngado të ktheje kokën shikoje femra të mbuluar dhe djem që cdo ditë i shikojmë nëpër xhamitë e kryeqytetit. Dikush duhet t’i tregojë Adi Krastës se Xhamia e Et’hem beut dhe Sahati janë një trashigimni e vyer kombëtare dhe mbrohen me ligj si monument kulture prej vitit 1948. Me pak fjalë sipas (a)logjikës së Krastës fajin për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar e kishte Perandoria Osmane dhe Xhamia e Et’hem Beut.Po ta studiojmë nga ana arkitekturore, Teatri Kombëtar është një ndërtesë e vitit 1938 e ndërtuar nga arkitekti Giulio Berte me stil italian dhe u financua nga qeveria fashiste italiane. Fashizmi ishte një njollë e zezë jo vetëm për Italinë ,por edhe për të gjithë botën.

Këtë Adi Krasta duhet ta thonte, pasi sipas tij ai flet 100% te verteten. Dje Adi u përpoq të na tregojë me pak fjalë se më mirë do ishte të prishej Xhamia se sa Teatri. Unë them se të dyja këto monumente, por dhe cilido monument kulture nuk duhet të cenohet nga asnjë qeveri sharlatane, por duhen shtuar sanksionet ligjore për këdo që ëndërron prishjen e monumenteve me histori të tillë. Fajin Adit nuk i’a kanë muslimanët për degradimin shoqëror në vendin tonë, fajin Adit i’a kanë politikanët afetarë, laik dhe ateistë të 75 viteve të fundit. Fajin Adit nuk i’a kanë xhamitë dhe sahatet që janë ndërtuar me aq mund nga paraardhësit tanë për t’i dhënë një hov më tepër civilizimit, fajin Adit i’a kanë qeveritë pushtuese dhe decivilizuese të baballarëve të atyre që sot jan edhe në pushtet,edhe në opozitë njekohësisht.

Gazetarë të tillë me kaq bagazh intelektual, ‘qitjet’ i kryejnë me objektiv të largët. Qellimi i ‘qitjeve’ në fakt nuk është aspak turkoshakëria apo anadollakëria.Qellimi i këtyre ‘qitjeve’ është tjetërsimi i natyrshmerisë fetare të shqiptarëve.

Gjithsesi përtej kontradiktave, mbetet për tu përshendetur aksioni i tij si opozitarë kundër këtij pushteti represiv dhe diktatorial.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit