6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Për tre muaj në Kosovë janë mbyllur 444 biznese

Më të lexuarat

Mbyllja e bizneseve në Kosovë ka vazhduar gjatë tërë vitit të kaluar. Kurse, vetëm në tre mujorin e fundit të vitit 2018 janë mbyllur 444 euro, thuhet në raportin tremujor të vlerësimit të ekonomisë së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

BQK në këtë raport ka treguar po ashtu se gjatë tre muajve të fundit të vitit që lamë pas janë regjistruar 2401 biznese të reja ose 25 për qind më shumë, të krahasuara me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

“…ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë mbyllur 444 ndërmarrje ose 2,8 për qind më shumë, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës tregues i rëndësishëm i zhvillimeve në sektorin real është edhe numri i bizneseve të reja të regjistruara.

“Për dallim nga viti 2017 që ishte karakterizuar numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara, në vitin 2018 janë regjistruar 9,805 ndërmarrje të reja apo 6.3 përqind më shumë krahasuar me vitin 2017. Gjithashtu, edhe numri i ndërmarrjeve të mbyllura ishte më i vogël, 1,426 sosh apo 12.1 përqind më pak krahasuar me vitin 2017”.

BQK tregon se numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 2,525 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimit me 1,109 ndërmarrje, hotelerisë me 988 ndërmarrje dhe ndërtimtarisë me 959 ndërmarrje

“Krahasuar me vitin 2017, në shumicën e sektorëve është shënuar numër më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara. Në sektorin e prodhimit janë regjistruar 219 ndërmarrje më shumë, në sektorin e ndërtimit 120 ndërmarrje më shumë, në sektorin e tregtisë 63 ndërmarrje më shumë, etj. Ndërsa, sektorët që shënuan numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i bujqësisë (196 ndërmarrje më pak), transportit (38 ndërmarrje më pak), aktiviteteve financiare (26 ndërmarrje më pak), etj”. /Monitor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit