16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

PËR TË ARDHME MË TË MIRË

Më të lexuarat

E kreva shkollën fillore për të ardhme më të mirë.
Po për këtë të ardhme kreva edhe shkollën e mesme.
Më thanë: kryeje edhe fakultetin për të ardhme më të mirë.
Pastaj më thanë: punësohu për të ardhme më të mirë.
Pastaj më thanë: martohu për të ardhme më të mirë.
Pastaj më thanë: duhet të kesh pasardhës për të ardhme më të mirë …
Ja tani, përderisa po shkruaj, edhe pse në moshën 77 vjeçare, vazhdoj së prituri atë të ardhme më të mirë!
“E ardhmja” s’është tjetër pos një copë e kuqe pëlhure që i vëhet kaut përballë, të cilën edhe pse vazhdimisht e ndjek, asnjëherë nuk e arrin.
Faktikisht, kur arrihet e ardhmja, ajo bëhet e tashme, ndërsa e tashmja bëhet e kaluar, e më pas përsëri kthehemi te pika e njëjtë; e ardhmja.
E ardhmja e vërtetë dhe e ndritshme është: arritja e kënaqësisë së Allahut, shpëtimi nga Zjarri dhe futja në Xhenet.

(Ali Tantavi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit