7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Për këtë është bërë legjitim agjërimi i Ramazanit!

Më të lexuarat

E ka bërë Allahu legjitim agjërimin e Ramazanit që përmes tij myslimani ta realizoj devotshmërinë! Allahu i Lartësuar ka thënë: “O ju që keni besuar u është bërë obligim agjërimi ashtu sikur ishte obligim edhe për të tjerët para juve, kështu që të bëheni të devotshëm” (Bekare 183).
Pra, Allahu e ka bërë legjitim agjërimin me qëllim që myslimani ta realizoj në vetën e tij devotshmërinë.
Ky pohim i përbërë në fjalën: “…kështu që të bëheni të devotshëm” është cekur në pesë vende të tjera (në Kur’an), të gjitha kanë lidhje me realizimin e devotshmërisë në adhurim ndaj Allahut të Lartësuar, në të kapurit për rrugën e drejtë dhe në pasimin e urdhrit të Allahut të Madhërishëm, siç thuhet në fjalën e Lartësuarit: “O ju njerëz, adhuronie Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm” (Bekare 21), në ketë ka urdhër për adhurim, kurse devotshmëria është nga synimet e adhurimit (ibadetit).
Në fjalën e Lartësuarit: “(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që u dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në të, ashtu që të bëheni të devotshëm” (Bekare 63), në këtë ka urdhër për ta marrë atë që ua kishte dhënë Allahu nga legjislacioni, kurse me të është për qëllim devotshmëria, e ngjashëm me të është fjala e Lartësuarit: “Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): Merrni këtë që u dhamë me kujdes dhe përkujtojeni atë që është në të, kështu që të bëheni të devotshëm” (el’Araf 171).
Si dhe fjala e Lartësuarit: “O ju të zotet e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga vrasja e njeri-tjetrit) dhe të bëheni të devotshëm” (Bekare 179), gjithashtu Allahu e ka bërë legjitime këtë masë ndëshkimi, e synimi i saj është devotshmëria (frika ndaj Allahut).
Gjithashtu fjala e Lartësuarit: “Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni (të jeni të devotshëm” (En’am 153), pra ndjekja e rrugës së drejtë dhe pasimi i saj është nga synimet e devotshmërisë.
Realizimi i Teuhidit është nga synimet e ligjshmërisë së agjërimit. Këtu vërehet së kjo ndërlidhje është e veçantë për agjërimin në mesin e gjitha ibadeteve dhe kjo për arsye të -e Allahu e di me së miri- veçorisë së agjërimit, sepse myslimani e lenë ushqimin, pijen dhe kënaqësinë e tij për Allahun e Lartësuar, në shenje adhurimi dhe afrim tek Ai.
Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e ka veçuar shpërblimin (e agjërimit), i cili nuk është shpërblim me peshoren e njëjtë të njohur, e cila është: një e mirë të shpërblehet me një të mirë dhe me dhjetë fish e deri në shtatëqind e me shumë, përkundrazi (për agjërimin) ka thënë: “Me përjashtim agjërimit, ai me takon Mua dhe unë e shpërblej për të”.
Kurse, devotshmëria ndaj Allahut, si shkak i se cilës është bërë legjitim agjërimi do të thotë: Frikë nga i Lartësuari, veprimi me shpallje, të jetë i kënaqur njeriu me sadopak që e posedon dhe përgatitja për udhëtimin e fundit (vdekjen).
Gjithashtu, kjo nënkupton lënien e mëkateve, siç thuhet në një poezi:
Lëri mëkatet qofshin të vogla apo të mëdha, pra kjo është Takva (devotshmëri)
Vepro sikur ai që ec mbi tokën me gjemba, me kujdes nga ajo që e sheh
Mos i nënvlerëso mëkatet e vogla sepse kodrat nga guralecët janë bë!
Pra, mes teje dhe ndëshkimit të Allahut e bën një mburojë, duke e pasuar urdhrin e Tij dhe duke u larguar nga ndalesa e Tij.
Kurse muaji i Ramazanit është mundësi për devotshmëri, adhurim dhe nënshtrim, nuk është mundësi për aktrim dramash apo argëtim, e as për qëndrim natën zgjuar duke bërë art dhe muzikë, e as natë verore.
Ramazani është mundësi për t’i shtuar adhurimet, nuk është për ushqim, ëmbëlsira dhe pije, Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time” (Bekare 197).
Pra, për këtë është bërë legjitim Ramazani, andaj mos të ik kjo mundësi o mysliman! Mos të ik ky rast i volitshëm, dije që vdekja vjen, koha të përfundon, të vjen meleku i vdekjes, t’i ndërprenë të gjitha, pastaj nuk ka kohë për punë të mira e as për adhurim, vjen në një ditë kur nuk bën dobi pasuria e as fëmijët, me përjashtim ai që vjen para Allahut me zemër të pastër.
Allah…Allah…mos të humbasë muaji i Ramazanit!
Nuk është përmendur në Kur’an ndonjë muaj me emër, përveç Ramazani.
Nuk është veçuar ndonjë natë muaji me mirësi, përveç në Ramazan.
Nuk është bërë legjitim adhurimi në një muaj të plotë, përveç në Ramazan.
Nuk ka zbrit Kur’ani fillimisht tek Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, përveç në Ramazan.
Nuk e ka përsërit Kur’anin Xhibrili me Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem, përveç në Ramazan.
Nuk ka ndodh beteja e Bedrit, përveç në Ramazan.
Nuk është çliruar Meka, përveç në Ramazan.
Shejh Muhamed ibën Umer Bazimul, Allahu e ruajttë!

Përktheu: B Gj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit