8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Për hotelin “Grand” vendoset këtë javë

Më të lexuarat

Agjencia Kosovare e Privatizimit pritet që deri në fund të kësaj jave të vendosë se çfarë do të bëjë me ndërmarrjen publike “Grand Hotel”, ndërmarrje e cila ishte privatizuar në vitin 2006. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të vendosë nëse do t’u besojë apo jo blerësve të këtij hoteli se do t’i përmbushin zotimet e dhëna.

Ekzekutimi i këtij vendimi ishte shtyrë disa herë radhazi pasi që nga dokumentacioni i pranuar nga blerësi, komisioni i themeluar për privatizimin e ndërmarrjeve me spin-off special kishte konstatuar se ekziston vullneti i mirë i blerësit që t’i përmbushë zotimet e marra. Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se AKP-ja konsideron se duke pasur parasysh premtimet që i kishte dhënë blerësi se do të bëjë investimet e parapara, bordi i drejtorëve të AKP-së i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese të Komisionit. Si rrjedhojë, afati për ekzekutim të vendimit për kthim të aksioneve të “Hotelit Grand”, ishte shtyrë. “Bordi i drejtorëve më parë ka marrë vendim që të bëjë tërheqjen e aksioneve nga ‘Grand Hoteli’ dhe nga ndërmarrjet të tjera që janë privatizuar me spin-off special dhe të kthehen në agjenci këto ndërmarrje, pasi që ishte konstatuar se ka pasur shkelje të mëdha të zotimeve. Vendimi për këtë do të merret në mbledhjen e ardhshme që do të jetë më 26 prill të këtij viti”, thekson Kaloshi. Hoteli Grand ishte privatizuar me një çmim prej rreth 8 milionë eurosh, me zotimin se për dy vjet do të investoheshin rreth 20 milionë euro, si dhe do të punësoheshin mbi 400 punëtorë.

Por, problemet filluan më pas, meqë blerësi nuk kishte arritur që t’i përmbushte zotimet për investime e punësim dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte vendosur që t’ia merte aksionet blerësit të “Hotel Grandit”.

Blerësi i këtij hoteli, Zylqif Berisha, thotë se tani presin që vendim i AKP-së të jetë në favor të tij, pasi që tani kanë arritur marrëveshje me kompaninë “Mabetex” që të kryhen zotimet që janë dhënë në kohën kur është bërë privatizimi i kësaj ndërmarrjeje. Berisha shprehet i bindur se i gjithë dokumentacioni, të cilin e ka dorëzuar në AKP, është në rregull.

“Garantues jemi dy persona ‘Mabetex’ dhe firma jonë ‘Unio Commerc’ jemi bashkë edhe në ‘Grand Hotel’ edhe në ‘Hotel Iliria’. Kemi bërë marrëveshje, jemi garantues të përbashkët – garantimi është i sigurt dhe çdo gjë është e kryer. Ne kemi një marrëveshje, ata janë aksionarë në ‘Grand Hotel’ dhe unë jam aksionar në ‘Hotel Iliria’- kemi bërë ndryshime jemi pronarë ”, thekson Berisha.

“Në rastet kur bordi i drejtorëve vendos për tërheqjen e aksioneve të një ndërmarrjeje, atëherë dihet se mjetet e blerjes nuk kthehen, ndërsa ndërmarrja përfshihet në procesin e ritenderimit”, thotë zëdhënësi i AKP-së.

Sidoqoftë, ekspertët e çështjeve ekonomike vazhdimisht janë shprehur skeptikë sa i përket mundësisë për ritenderim./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit