Për herë të parë Chrome tejkalon Internet Explorer

0
55

Internet Explorer është ende top shfletues, por për një ditë gjatë fundjavës mund të bie në vendin e dytë. SipasStatCounter, që analizon tregun e shfletuesve në mbarë botën, Chrome ishte shfletuesi më i përdorur më 18 mars, duke tejkaluar kështu për herë të parë shfletuesin InternetExplorer. Shfletuesi ishte rrëzuar nga maja nga një përdorim i fuqishëm i shfletuesitChrome në Indi, Rusi dhe Brazil, tha StatCounter.

Por fatkeqësisht për Chrome, kjo ishte një fitore e shkurtër: më 19 mars,Internet Explorer ishte kthyer në majë.

“Derisa është vetëm një ditë, ky është një moment historik,” thuhet nga CEO iStatCounter, Aodhan Cullen, në një deklaratë të bërë gjatë ditës së djeshme. “Nëse Chrome mund të marrë udhëheqjen në luftërat e shfletuesve në një periudhë të gjatë mbetet të shihet, sidoqoftë trendi drejt përdorimit tëChrome në fundjava është e pamohueshme. Në fundjava, kur njerëzit janë të lirë të zgjedhin çfarë shfletuesi duan të përdorin, shumë nga ta janë duke e zgjedhur Chrome si pëlqim ndaj Internet Explorer.”

Gjetjet e arritura nga StatCounter tregojnë që përdorimi i shfletuesve gjatë fundjavave dhe ditëve të tjera të javës është interesante. Kjo tregon që njerëzit mund të jenë duke e përdorur shfletuesin Internet Explorer në makinat e tyre të punës, por kur janë në shtëpi gjatë fundjavave dhe në kompjuterët e tyre, ata janë duke e përdorur shfletuesin Google Chrome.kohaislame