10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Për dukuritë negative përgjegjësinë më të madhe e ka udhëheqësia politike

Më të lexuarat

Vrasjet për shkaqe banale që na tronditin herë pas here në qytetet tona duhet të jenë prej shkaqeve më të mëdha që të bashkohemi të gjithë kundër këtyre dukurive, duke ngritur zërin, duke ngritur vetëdijen, duke kundërshtuar veprën, duke izoluar vepruesin, duke insistuar në zbatimin e ligjit, dhe duke treguar pasojat e rënda që ka kjo vepër për individin dhe shoqërinë (e cila e heshtë këtë dukuri), në dynja e ahiret.

I lus Hoxhallarët që më shumë të kyçen në kundërshtimin e kësaj dukurie me veprime konkrete, duke filluar nga hutbet e mbajtura në këtë temë e deri te veprime dhe organizimet konkrete kundër këtij guximi anormal te një pjesë e rinisë sonë.
S’ka dyshim se një pjesë të madhe të përgjegjësisë e ka edhe udhëheqësia politike e shteteve tona, të cilët nuk arritën tu sigurojnë një jetë normale në shtetet tona, dhe nga frustracionet e dështimeve në sendërtimin e shtetit, qytetarët e shteteve tona marrin rrugë të ndryshme të gabuara, duke filluar nga vjedhja e hajnia, droga, guximi për vrasje e deri tek përvetësimi i ideve terroriste.

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit