6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Për çfarë bllokimi flet Amerika?

Më të lexuarat

Kur thotë se në mund të bllokojmë Irakun më keq se Iranin?

Duke qenë se Irani është i bllokuar dhe nafta Iraniane nuk del dot në det të hapur për të shkuar tek klientët e tyre, ata përdorin Irakun si të vetmin vend ku nafta Iraniane mund të depërtojë në Botë nën emrin e Irakut.

Mirpo dalja e Irakut në Det ka vetëm një portë dhe nëse ajo bllokohet atëherë nafta bllokohet. Nëse bllokohet nafta, atëherë ekonomia e Iranit dhe Irakut marrin fund.

Bëhet fjalë për këtë gjirin e vogël pranë Basras..

Mirpo nga ana tjetër Irani mund të bllokojë hyrjen në gjirin Persik që quhet ndryshe Gjiri i Hurmuzit.. Në mënyrë që asnjë të mos eksportojë naftë nga shtetet e Gjirit.

Kjo gjë Amerikës nuk i prish punë sepse ajo e ka siguruar nevojën që ka për karburant. Madje edhe eksporton.

Por a mundet Irani të mbajë bllokuar këtë?
A mundet presioni ndërkombëtar (Kina sidomos që përfiton nga nafta Iraniane) të bindë amerikanët të zhbllokojnë krizën?
Nëse jo, atëherë ka vetëm dy mënyra për furnizimin e tregut.

1. luftë Botërore.
2. Zgjedhje furnitorësh të tjerë.. Por kjo i bie që Kina të ulët në prehrin e Amerikës. Gjë që nuk ndodh.
E treta: Amerika zhbllokon Irakun dhe situata kthehet në gjendjen që ishte deri në 2019..

Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit