Për çdo ushtar amerikan të vrarë, 25 veteranë kanë kryer vetëvrasje

0
42

Një raport i ri shokues tregon se për çdo ushtar amerikan të vrarë këtë vit, rreth 25 veteranë të luftës kanë kryer vetëvrasje. Sipas një artikulli të Neë York Times, botuar më 14 prill, një ushtar amerikan vdes mesatarisht çdo ditë e gjysmë, në Irak apo Afganistan, ndërsa vetëvrasja e veteranëve të luftës shkon në një normë prej një në çdo 80 minuta. Artikulli gjithashtu tha se nga raportet e përcjellura del se më shumë se 6.500 veteran  janë vetëvrarë çdo vit – që është më shumë se numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë në Afganistan dhe Irak pasi që kanë filluar luftërat.

Një arsye për vetëvrasjet e veteranëve mund të jetë stresi post-traumatik (PTSD), së bashku me një kusht lidhur me këtë, plagosje traumatik të trurit, citon artikulli.
Një studim ka gjetur se ushtarët që kanë shkuar tre apo katër turne në Irak ose Afganistan, më shumë se qereku i këtyre ushtarëve kanë pasur probleme të tilla të shëndetit mendor, shton artikulli.
Shifrat paraprake sugjerojnë se të qenit një veteran tani afërsisht dyfishon rrezikun e dikujt për vetëvrasje.Artikulli citoi një studim në Fletoren Amerikane e Shëndetit Publik i cili i është drejtuar të rinjve të moshës 17 deri në 24, se të qenit një veteran pothuajse katërfishon rrezikun e vetëvrasjes.
Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin në vitin 2001 dhe në Irakun në vitin 2003.

NY Times/Press TV