7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Për 140 ditë nëpër Maqedoni kaluan 203 mijë emigrant, nëpër Kroaci për 47 ditë 307 mijë!

Më të lexuarat

Dallimi i madh në numrin e emigrantëve të cilët kaluam përmes vendeve ballkanike në këtë periudhe edhe pse ka qenë i vetmi koridor nëpër të cilin kalojnë ato sipas informative zyrtare nga vendet përkatëse. Të dhënat praktikisht përmbajnë numër jologjik të cilat deklarojnë se përmes Kroacisë kanë kaluar më shumë emigrant se sa përmes Maqedonisë. Që paradoksi të jetë akoma më i madh të dhënat në Kroaci përfshinë një periudhë më të shkurtër kohore se sa në Maqedoni. Ministria e brendëshme e Maqedonisë dje kumtoi se nga 16 qershori i këtij viti përmes vendit tonë kanë kaluar 203.940 emigrant të huaj, faktikisht për 140 ditë nga atëherë deri më tash për atë numër është dhënë vërtetim dhe kërkesë për azil.

E njohur tashmë është se të gjithë nisin rrugën për në very të vendit duke hyrë fillimisht në teritorin e Serbisë e nga 15 shtatori filluan edhe në Hungari e pas ngritjes së murrit në kufi ato u vendosën për në Kroaci. Valla e rrefugjatëve në Kroaci filloi nga 15 shtatori e që nga atëherë ka një periudhë kohore prej 46 ditëve. ‘’Dnevnik’’ dje ka bërë të ditur se numri i emigrantëve që kanë kaluar nëpër vend është dukshëm më i madh se ai në Maqedoni.

‘’Që nga fillimi i valës së refugjatëve dhe krizës së tyre në Kroaci kanë hyrë 307 mijë emigrant nga Lindja e afërt ndërsa në fillim të javës atë e kanë bërë edhe 8.400 të tjerë’’, kanë bërë të ditur organet shtetërore kroate.

Deri më tani nuk është e njohur se nga është ky dallim i madh i numrit të emigrantëve duke pasur parasyshë se koridori nga Serbia për në Hungari tashmë nuk funksionon. Kjo do të thotë se të gjithë emigrantët që janë duke qëndruar në kampin në Preshevë drejtohen për në Kroaci. Pikëpyetje do të thotë edhe ajo se sa është ndihma financiare e vendeve nga anë të ndryshme e posacërisht nga BE, UNHCR dhe Kryqi i kuq për emigrantët.

Jo logjike është të jetë numri më i madh, mediat serbe kanë deklaruar se nga fillimi i këtij viti nëpër vendin e tyre kanë kaluar 400 mijë emigrant. Dihet tashmë se shumica prej tyre deri më 15 shtator janë nisur për në Hungari. Ministri i brendëshëm më 23 tetor deklaroi se nëpër vend kanë kaluar 300 mijë emigrant, e kjo del se të gjithë kanë shkuar për në Kroaci edhe pse numri që deklarojnë serbët i përket emigrantëve që kanë hyrë në Serbi nga fillimi i vitit e jo nga 15 shtator. Autoritetet hungareze kanë thënë se deri më 15 shtator në vendin e tyre nga muaji janarë janë tranzituar 390 mijë emigrant. Greqia ka thënë se nga janari nëpër vendin e tyre kanë kaluar 570 mijë emigrant.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit