10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Pentagoni njofton fillimin e tërheqjes nga Siria

Më të lexuarat

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se ka filluar me tërheqjen e disa pajisjeve ushtarake nga Siria.

Një zyrtarë i Pentagonit në prononcimin e tij të bërë në kushte anonimiteti tha se “Unë konfirmoj që kemi filluar me tërheqjen e disa pajisjeve nga Siria”.

Për shkak të shqetësimeve operacionale zyrtari në fjalë nuk deshi të japë detaje për llojin e pajisjeve apo nga cili vend ka filluar tërheqja e tyre.

Ndërkaq kanali televiziv amerikan “CNN” pretendoi se Komanda e Forcave Qendrore Amerikane (CENTCOM) ka përcaktuar anijet dhe avionët që do të përdoren gjatë tërheqjes.

Procesi i tërheqjes ka filluar pas vendimit të Presidentit Donald Trump të marrë më 19 dhjetor 2018.

Ky vendim i Trumpit shkaktoi dorëheqjen e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Disa ditë para se të largohet nga detyra e tij më 1 janar, Sekretari Mattis kishte urdhëruar forcat e ShBA-së të fillojnë me procesin e tërheqjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit