11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pentagon: Operacioni i Turqisë në Afrin nuk prish marrëdhëniet turko-amerikane

Më të lexuarat

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) refuzoi pretendimet se operacioni i Afrinit mund të çojë në kaos marrëdhëniet turko-amerikane.

 

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) refuzoi pretendimet se operacioni i Afrinit mund të çojë në kaos marrëdhëniet turko-amerikane.

Pentagoni bëri të ditur gjithashtu se operacioni i Afrinit nuk do të ndikojë drejtpërsëdrejti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pentagoni përgënjeshtroi lajmet se operacioni i Turqisë në Afrin do të çojë në kaos marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit dhe do të hapë rrugë për konflikte rajonale.

Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon, në një prononcim të bërë për Agjencinë Turke të Lajmeve Anadolli (AA), tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet turko-amerikane nuk ecin në këtë mënyrë.

“Një hap i vetëm nuk bëhet shkak për kaos apo shkatërrim” tha Pahon duke shtuar se janë në kontakt të rregullt me Turqinë.

Zëdhënësi i Pentagonit tha gjithashtu: “Në Afrin nuk janë tanët, si rrjedhojë kjo nuk na ndikon drejtpërsëdrejti”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit