Pensionistët protestuan, për gjendjen fajësojnë Qeverinë

0
49

Qindra pensionistë kanë protestuar sot para dyerve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për të vazhduar pastaj deri te dyert e Kuvendit të Kosovës. Ata kanë kërkuar ngritje të pensionit si dhe aprovim të ligjit mbi sigurimin pensional dhe invalidor në bazë të punës dhe kontributeve të paguara nga puna.

Ndërsa për këtë gjendje pensionistët kanë fajësuar Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tyre, nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar situatën sociale të tyre. Para protestuesve pensionistë ka folur edhe deputeti i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri i cili ka përkrahur protestën e pensionistëve , duke thënë se Qeveria e Kosovës me këtë pension po i jap lëmosh pensionistëve.

Pensionistët kanë protestuar sot edhe në të gjitha qendrat komunalet Kosovës./koha/kohaislame