15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Peniani: Armë bërthamore kundër kërcënimeve të SHBA

Më të lexuarat

PENIAN – Koreja e Veriut bëri të ditur sot se kishte nevojë për armën bërthamore për të kundërshtuar kërcënimet amerikane dhe premtoi se nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj për të lëshuar raketa, që e quan një program hapësinor paqësor.

“Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është eliminimi i ideologjisë politike dhe sistemit që populli ynë ka përzgjedhur”, deklaroi ministri i Jashtëm koreanoverior, Pak Ui-chun gjatë një takimi mbi sigurinë në Azi në Pnom Pen.

“Duhet të ruajmë sovranitetin tonë kundër kërcënimeve të vazhdueshme amerikane bërthamore”, shtoi ai duke theksuar se parandalimi kishte mbajtur ekuilibrin në gadishull dhe reduktuar rrezikun e luftës.

Më 13 prill, Peniani lëshoi një raketë, e konsideruar nga Uashingtoni dhe aleatët e saj si një lëshim provë të raketës balistike.

(er.nu/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit